Secondary Adv

Bulevardi i ri i Tiranes, Rama dhe Veliaj vendosin pllaken e pare

Në mënyrë simbolike kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vendosin pllakën e parë për ndërtimin e Bulevardit të Ri të kryeqytetit.


“Dua t’ju kërkoj të gjithëve që jemi këtu, t’u japim një duartrokitje të madhe çdo inxhinieri, çdo punëtori të thjeshtë që ka hedhur djersën e mundin në këtë projekt kaq të madh që do të jetë ndryshimi për Tiranën. Pllakat e para që do të vemi unë dhe kryeministri do të jenë simbol i kësaj pune të madhe të këtyre njerëzve”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.


Sipas kryebashkiakut pllakat e para që vihen sot i venë vulën projekteve të reja të Tiranës. “Këtu punohet dhe do të punohet dhe ka ardhur koha të bëhet dallimi që të shohim, kush punoi dhe kush qëndroi kot”, tha Veliaj duke shigjetuar opozitën me kritikat që ka drejtuar ndaj punëve të Bashkisë.“Tirana është qyteti më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë por nuk është ende gati si qyteti i gjeneratës tjetër. Jemi në Bulevardin e Ri të Tiranës dhe nga këtu vjen ndryshimi. Si ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës them se sot është dita që lidhin rrugët e detyrimit me atë që bëjmë sot për brezin që do të vijë nesër”, tha kryeministri Rama në fjalën e tij.


Më të lexuarat