Secondary Adv

Cmimet e reja fiskale, 5 zonat qe penalizohen ne Tirane

Hipotekat në të gjithë vendin nisën dje zbatimin e çmimeve të reja fiskale për shitblerjen e apartamenteve dhe procesin e rivlerësimit. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme tha për gazetën se nga dita e djeshme, pas botimit në Fletoren Zyrtare të udhëzimit të qeverisë, të gjitha zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme po zbatojnë çmimet e reja fiskale.


Çmimet e reja po zbatohen edhe për procesin e rivlerësimit të apartamenteve, me tatimin 2 për qind. Sipas Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive, në zonat kadastrale ku çmimet janë rritur, qytetarët që kanë bërë rivlerësimin, kanë të drejtë për të aplikuar sërish për rivlerë- simin e diferencës së çmimit të rritur. Rivlerësimi për diferencën e çmimit të rritur bëhet me qëllim favorizimin e këtyre qytetarëve, në rast shitjeje të apartamentit apo dhurimit të tij për të mos paguar më shtrenjtë nga tatimi 15 për qind që aplikohet, pasi rivlerësimi i jep apartamentit çmimin sipas vlerës së tregut dhe tatimi që ata do të paguajnë pothuajse zerohet.Publikohen çmimet e rritura në 5 zonat kadastrale të Tiranës dhe 17 qytetet e vendit. Në total, nga harta e vlerës çmimet e apartamenteve janë rritur për 22 zona kadastrale në të gjithë vendin.


Çmimet në tiranë
Konkretisht, për një apartament në Rrugën e Durrësit, ku çmimi i mëparshëm fiskal ishte 100 mijë lekë/m², qytetari që ka bërë rivlerësimin, ka të drejtë të aplikojë për diferencën e çmimit të ri, pasi në këto zona çmimi fiskal është shtrenjtuar 2 mijë lekë/m². Nëse apartamenti me 50 m² është rivlerësuar me çmimin 100 mijë lekë m², vlera e tij llogaritet 5 milionë.


Me çmimin e ri fiskal, vlera e apartamentit është 5,1 milionë lekë, për diferencën qytetari do të paguajë 2 mijë lekë tatim. Për Tiranën, çmimet fiskale janë ulur në 4 zona kadastrale, por kjo gjë nuk penalizon qytetarët që kanë bërë rivlerësimin dhe atyre nuk do t’u duhet të aplikojnë sërish për diferencën. Për shkak se vlera e apartamentit të tyre ka një çmim më të lartë se çmimet fiskale të tregut të miratuara nga qeveria. E njëjta logjikë vlen edhe për 4 zonat e tjera kadastrale, ku është rritur çmimi fiskal.


Çmimet në qytete
Çmimet fiskale janë rritur në 17 qytete të vendit. Shitblerja e apartamenteve është bërë më e shtrenjtë në qytetet si Vorë, Kamzë, Sukth, Vlorë, Himarë, Sarandë, Përmet, Kukës, Peshkopi, Shëngjin dhe në njësitë administrative Kashar, Dajt dhe Farkë. Edhe për rrethet, qytetarët që kanë bërë rivlerësimin e shtëpisë, mund të aplikojnë sërish për të vlerësuar apartamentin me vlerën e tregut, duke përfituar nga tatimi 2 për qind deri në 28 shkurt.Në Vlorë, çmimi fiskal është rritur 2400 lekë/m² katror. Nëse një qytetar që ka një shtëpi 50 m², dhe ai e ka rivlerësuar me çmimin e mëparshëm fiskal prej 59,400 lekë/m², tatimi që do të paguajë, nëse aplikon sërish për rivlerësimin me çmimin 61,800 lekë m², është 2400 lekë.


Më të lexuarat