![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
Qeveria do ti paguaje koncesionarit te Rruges se Kombit 64.9 milion euro nga buxheti
Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi dje se qeveria shqiptare do të subvencionojë me 64.9 milionë euro konsorciumin “Catalyst” që tashmë është shpallur fitues për të administruar me koncesion Rrugën e Kombit.
Përveç taksës që do të marrë nga automjetet, koncesionarit do t’i paguhet kjo vlerë në 13 vitet e para të kontratës si pagesë direkte nga buxhetit i shtetit, si një kompensim për trafikun e munguar në autostradë.Kjo pjesë e rëndësishme e kontratës që kaloi në mungesë të plotë të transparencës nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare i ngarkon qytetarët me një taksë të dyfishtë. Së pari, taksa do të paguhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga përdoruesit e rrugës dhe së dyti do të paguhet nga të gjithë taksapaguesit shqiptarë, pasi 4-5 milionë euro nga taksat e tyre do t’i paguhen koncesionarit në një vit fiskal, i cili në të vërtetë nuk ka asnjë angazhim për të plotësuar investimet e paplotësuara në aks, por vetëm do të realizojë mirëmbajtje rutinë.Ekspertët e sektorit, më herët kanë dhënë alarmin për këtë fakt për shkak se Rruga e Kombit po paguhet shtrenjtë nga qytetarët dhe se ndërtimi i saj ka ndikuar rritjen e borxhit publik të vendit me të paktën 2% të PBB-së.
Kur Ministria e Transporteve shpalli fituesin e koncesionit, koncorciumin e përfaqësuar nga kompania turke Vendeka, nuk e sqaroi se, tarifa e subvencionit nga buxheti do të ishte vjetore dhe për një periudhë 13-vjeçare. “Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 euro.Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Catalyst Viva Das General Constructing LLC” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 4,995,000 euro”, thuhej në njoftimin e ministrisë, pa specifikuar vitet që do paguhej ky subvencion. (Transportet shpallin turqit të preferuar për koncesionin e Rrugës së Kombit).
Komisioni i Prokurimit Publik ka anuluar vendimin që shpalli turqit fitues duke lënë fitues automatikisht kompaninë e dytë në garë Catalyst, vendim që u ankimua sërish nga Ministria e Transporteve. Oferta në fuqi, ajo e Catalyst, kërkon kompensim nga buxheti 64.9 milionë euro. Investimi fillestar i propozuar është në shumën 43,409,518 euro dhe investimi në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 217,562,056 euro.
Sipas ekspertëve, standardi maksimal ndërkombëtar për mirëmbajtjen e 100 kilometrave kërkon një tarifë 2.5 euro. Rruga e Kombit, në të gjithë gjatësinë e saj, është 116 kilometër, ndërsa vetëm gjysma e saj ka përfunduar (60 kilometër Rrëshen- Kalimash). Ekspertët pohojnë se tarifa e koncesionit, përveçse është shumë e lartë, duhet që të përfshinte me patjetër ndërtimin e pjesës së mbetur të saj, zgjerimin e aksit Milot-Rrëshen dhe ndërtimin e dy by-pass-eve.
Nga ana tjetër, drejtuesit paguajnë taksë qarkullimi mbi karburantin me 27 lekë për litër, që kryesisht ka funksion të gjenerojë fondet për mirëmbajtjen. Kështu, vetëm nga taksa e qarkullimit, buxheti i shtetit vjel 19 miliardë lekë ose afërisht 150 milionë euro, shumë kjo e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve.
Më të lexuarat
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)