Secondary Adv

Qeveria, 370 milion euro per kompensimin e ish-pronareve, ja si do te shperndahet fondi deri me 2025

Qeveria, nëpërmjet Agjencisë së Trajtimit dhe Kompensimit të Pronës, ka vendosur të kompensojë ish-pronarët me një shumë prej 50 miliardë lekësh, ose 370 milionë euro, deri në vitin 2025.


Deri në vitin 2020, shuma vjetore që do të akordohen nga buxheti i shtetit nuk do të jenë 3-45 miliardë lekë në vit, ndërsa pas këtij viti, deri në 2025, fondi vjetor është parashikuar të rritet gradualisht vit pas viti për të arritur në vitin e 10 të kompensimit që i takon 2025 në 7.6 miliardë lekë.Megjithëse ligji i ri për trajtimin e Pronës nuk ka një faturë financiare se sa kushton kompensimi, qeveria në mënyrë indirekte thotë se do të mbyllë procesin e kompensimit në 10 vitet në vijim, me një faturë të përgjithshme e kompensimit është 50 miliardë lekë.


Ligji i ri që hyri në fuqi vitin e kaluar e zhvlerëson faturën e kompensimit me gati 7 herë sipas shembujve tipikë në zonën e Tiranës. Por shoqatat e ish-pronarëve pretendojnë se duke përllogaritur si kompensim të tokës truall kadastrën e vitit 1944, fatura e kompensimit zhvlerësohet shumëfish.Sipas të dhënave të Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës ka njohur për efekte kompensimi mbi 80 mijë hektarë tokë truall. Me ligjin e ri, ku referenca do të jetë sipërfaqja truall në vitin 1944, toka truall për kompensim nuk është më shumë se 5-7 mijë hektarë në të gjithë vendin.

 

Reduktimi me këtë përmasë i kompensimit të tokës truall e redukton faturën në mënyrë drastike.Shtetëzimi i pasurive të paluajtshme nga reforma agrare e viteve 1950-1960 nuk qe asgjë para ndarjes për frymë të tokës bujqësore dhe fragmentarizmit në 3 milionë pasuri që bëri qeverisja demokratike në vitin 1991 me ligjin 7501.Toka bujqësore e dhënë në përdorim ka krijuar 500 mijë pronarë të rinj në kurriz të pronarëve realë, sot nuk mund të zhbëhet më. Qeveria ka nisur procedurat për të bërë pronarë përdoruesit e 7501, ndërkohë zhvillimi i bujqësisë, turizmit, investimeve private do të mbeten përjetësisht peng i këtij zhvillimi të çorganizuar gati me dashje në ndarjen e pronësisë.


Më të lexuarat