![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Ahmetajt: Bastet sportive, 100 meter larg shkollave
Pikat e basteve sportive apo lojërat e tjera të fatit që janë afër shkollave, institucioneve apo objekteve të kultit, kanë 6 muaj kohë për ta shpërngulur aktivitetin e tyre. Distanca e detyrueshme është 100 metra në të gjitha drejtimet në vijë ajrore larg shkollave dhe institucioneve. E njëjta distancë duhet të ruhet edhe për pikat e basteve me njëra-tjetrën.
Ministri i Financave ka firmosur gjashtë urdhra për rregullimin e tregut të lojërave të fatit në zbatim të ligjit të miratuar në vitin 2015, i cili hyri në fuqi në 1 janar të këtij viti. Udhëzimet janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe u lënë kompanive gjashtë muaj kohë për plotësimin e kritereve. Një nga urdhrat është ai për mënyrën e përllogaritjes së distancave të subjekteve të lojërave të fatit midis tyre edhe nga institucionet fetare dhe arsimore.
Udhëzimi
Ministri i Financave udhëzon shoqëritë e licencuara në fushën e lojërave të fatit se nuk mund të ndërtojnë, blejnë, marrin me qira apo huapërdorje mjedise të ekspozuara pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë. “Largësia e mjediseve në të cilat ushtrohet aktivitet ‘Lojëra fati’ duhet të jetë jo më pak se 100 m në vijë ajrore nga të gjitha drejtimet nga institucionet e përcaktuara në pikën 1 të këtij udhëzimi. Distancat prej 100 m në vijë ajrore nga të gjitha drejtimet përllogaritet ndërmjet ekstremiteteve më të afërta të mjedisit ku ushtrohet aktiviteti ‘Lojëra fati’ me institucionet e parashikuara në udhëzim.
Distanca mes bizneseve
Distanca ndërmjet pikave sekondare të subjekteve të licencuara në kategorinë e “Basteve sportive” duhet të jetë jo më pak se 100 m në vijë ajrore në të gjitha drejtimet për adresat sekondare. Në çdo rast pikat sekondare të basteve sportive nuk mund të jenë më afër se 100 m në vijë ajrore në të gjithë drejtimet nga institucionet e përcaktuara në pikën 1 të këtij udhëzimi. Organizatorët e licencuar të kategorisë “Baste sportive”, për pikat sekondare pranë të cilave zhvillojnë aktualisht aktivitetin e tyre, janë të detyruar të marrin masat e nevojshme për përshtatjen me kërkesat e përcaktuara në pikën 4 të këtij udhëzimi brenda afatit të parashikuar në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”. Në funksion të këtij detyrimi, organizatorët e licencuar të kategorisë “Baste sportive”, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi paraqesin pranë AMLF-së planin që identifikon pikat aktuale sekondare dhe masat që do të ndërmerren brenda afatit ligjor për respektimin e distancave sipas kërkesave të këtij udhëzimi.
Llogaritja e distancave
Në udhëzimin e ministrit përcaktohet se përllogaritja e distancave të përcaktuara në këtë udhëzim do të kryhet nga individë ose subjekte juridike që zotërojnë licencë profesionale në fushën e studimit dhe të projektimit në ndërtim në profilin inxhinier-gjeodet. Dokumentacioni i lëshuar nga eksperti i licencuar është pjesë e listës së dokumenteve që paraqiten pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për miratimin e hapjes së adresave sekondare të ushtrimit të aktivitetit për kategorinë “Baste sportive”. Ngarkohen organizatorët e licencuar të lojërave të fatit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij udhëzimi.
Standardet e sallave
Në udhëzimin nr. 4, Ministria e Financave përcakton standardet minimale që duhet të plotësojnë pikat sekondare të ushtrimit të aktivitetit të shoqërive të licencuara në kategorinë e basteve të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Pikat sekondare të shoqërive të licencuara në kategorinë e basteve, pas marrjes së miratimit me shkrim nga AMLF-ja për ushtrimin e aktivitetit, duhet të plotësojnë kushtet dhe standardet minimale.
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)