Secondary Adv

Ulet borxhi i brendshem publik

Borxhi i brendshëm publik u ul për të dytin vit me radhë, teksa Qeveria vazhdon ta orientojë të gjithë huamarrjen në tregjet e huaja. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, borxhi i brendshëm zbriti në 36.5 përqind e Prodhimit Kombëtar nga 40.3 përqind që ishte në fund të 2014-ës.

 

Rënia është kompesuar me rritjen e borxhit të jashtëm në po të njëjtën masë.Qeveria e ka orientuar huamarrjen në tregjet e huaja për dy qëllime. Së pari të ulë rrezikun e financave publike, duke zëvendësuar borxhin e brendshëm afatshkurtër me kredi afatgjata nga jashtë dhe së dyti të ushtrojë presion pozitiv mbi bankat private që të kreditojnë biznesin dhe qytetarët.Rezultatet kanë qenë të ndryshme, pozitive për objektivin e parë, jo aq për atë të dytin. Sipas shifrave, afati mesatar i shlyerjes për borxhin e qeverisë është rritur nga 630 ditë që ishte në fund të vitit 2014 në 763 ditë aktualisht duke e lehtësuar buxhetin nga nevoja për të zëvendësuar vazhdimisht borxhin.

 

Por në tregun e kredive impakti ka qenë minimal. Edhe pse qeveria nuk ka marrë asnjë borxh të ri nga bankat private në dy vjet duke i lënë atyre shumë likuditete të lira, këto para nuk janë kanalizuar si kredi për biznesin vendas.Të dhënat zyrtare tregojnë se krahasuar me vitin 2014 kredia ka rënë me 6 miliardë lekë dhe bankat në vend që fondet ti japin kredi për biznesin vendas i kanë investuar ato jashtë shtetit / Top Channel


Më të lexuarat