Secondary Adv

Rivleresimi i pronave, ku duhet ta beni ne shtet apo privat?

Pas vendimit të Kuvendit për të shtyrë afatin e rivlerësimit të pronave deri në datë 31 maj të këtij viti, dilema e qytetarëve është nëse duhet ta bëjnë përmes institucioneve shtetërore apo me privatë.


Marrja e shërbimeve ka kosto të ndryshme. Nëse vendosni ta bëni përmes Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, atëherë do t’ju duhet të paguani 700 lekë për marrjen e shërbimit dhe 1,000 lekë për kartelën.Ndërsa vlerësuesit privatë e ofrojnë këtë shërbim me një kosto prej 10,000-15,000 lekë.Në të dy rastet, këtyre shumave do t’iu shtohet edhe vlera e 2% e bazës së tatueshme për diferencën e çmimit të pronës që do të paguhet për ta sjellë atë në vlerën e tregut.Në rastin e shërbimit të ZRPP ne iu drejtuam ekspertëve direkt përmes chat-it që ka vënë në dispozicion ky institucion dhe morëm udhëzime mbi listën e çmimeve, që ofrohen si dhe mënyrën sesi mund të bëjmë rivlerësimin. Ndërsa nëse do të kishim pyetje shtesë apo më të hollësishme, duhet t’u drejtoheshim direkt sporteleve.


Ndërsa ekspertët privatë thonë se dallimi kryesor në procesin e rivlerësimit ka të bëjë me faktin se nëse privati e vlerëson atë me çmimin e tregut, ZRPP do ta bëjë me çmimet minimale fiskale që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit.Ing. Xheni Jahja, vlerësuese e pasurive të patundshme, thotë se nëse procesi do të ndiqet pranë ZRPP, atëherë prona do të vlerësohet me çmimet minimale fiskale, por kur pronari do të dojë ta shesin në një kohë më të vonët, atëherë ai sërish do t’i drejtohet një vlerësuesi privat dhe kostot do të jenë më të mëdha, tatimi atëherë nuk do të jetë më 2% si tani.Ndërsa Dritan Caka nga Dev Information thotë se ka zona ku çmimi fiskal korrespondon me çmimin e tregut dhe ndoshta qytetarit mund t’i interesojë që ta ndjekë procedurën përmes ZRPP-së.


Te privati…
Individi paraqitet për rivlerësim të pasurisë pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive, ku është e regjistruar pasuria në pronësi të tij, duke plotësuar formularin “Kërkesë për rivlerësim”, sipas shtojcës nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi.Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) apo një ekspert i vlerësimit të pasurive, i licencuar nga institucionet përkatëse.


Në rast se rivlerësimi i pasurisë do të bëhet nga një ekspert i licencuar, formularit duhet t’i bashkëlidhet fotokopje e licencës së vlerësuesit të pasurisë, si dhe akti origjinal i vlerësimit të pasurisë, të nënshkruar dhe vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë.Baza e tatueshme, në këtë rast, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë, vlerë e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal dhe vlerës së pasurisë sipas aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi.


Në shtet…
Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë, rivlerësimi bëhet me çmimet minimale fiskale që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe përcaktimeve të udhëzimit nr. 9, datë 26.2.2008, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme”, i ndryshuar.


Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë së aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi.Individi apo përfaqësuesi i tij me prokurë, i cili paraqitet me dokument identifikimi pranë ZVRPP-së, pajiset me dy kopje të formularit “Kërkesë për rivlerësim” nga punonjësi i ZVRPP-së.


Individi apo përfaqësuesi i tij me prokurë plotëson 2 pikat e para të formularit. Punonjësi i ZVRPP-së shqyrton të dhënat e plotësuara në formular dhe dokumentacionin bashkëlidhur (kopje të dokumentit të pronësisë), nënshkruan formularin e kërkesës për rivlerësim dhe një kopje ia jep individit ose përfaqësuesit të tij.Punonjësi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive plotëson pikën 3 të formularit me vlerën e pasurisë sipas aktit të regjistrimit ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi.


Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë për të përcaktuar vlerën e regjistrimit të pasurisë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.
Punonjësi i ZVRPP-së llogarit tatimin që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi, i cili është në masën 2% të bazës së tatueshme, duke plotësuar pikën 4 të formularit “Kërkesë për rivlerësim”.


Pas plotësimit të formularit “Kërkesë për rivlerësim” nga ZVRPP-ja, sipas pikës 4.2, individi ose përfaqësuesi i tij me prokurë aplikon për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme dhe pajiset me dokumentin e nevojshëm për pagesën e tatimit.Në këtë rast, individi paguan në bankë tatimin 2% dhe tarifën e shërbimit, të cilat i bashkëlidhen formularit të aplikimit.Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme hyri në fuqi më 1 shtator 2016. Ai parashikon mundësinë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 2% tatim nga 15% që ishte për individët. Afati i fundit për rivlerësim është data 31 maj 2017.


Te privati
Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) apo një ekspert i vlerësimit të pasurive, i licencuar nga institucionet përkatëse.Baza e tatueshme, në këtë rast, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë, vlerë e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal dhe vlerës së pasurisë sipas aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi.Ndërsa vlerësuesit privatë e ofrojnë këtë shërbim me një kosto prej 10,000-15,000 lekë.


Te shteti
Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë, rivlerësimi bëhet me çmimet minimale fiskale që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe përcaktimeve të udhëzimit nr. 9, datë 26.2.2008, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme”, i ndryshuar.Nëse vendosni ta bëni përmes Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, atëherë do t’ju duhet të paguani 700 lekë për marrjen e shërbimit dhe 1,000 lekë për kartelën.


Më të lexuarat