![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Falja e gjobave per 140 mije mjete, hapat si te verifikoni detyrimin online
Drejtuesit e mjeteve mund të verifikojnë nëse kanë gjoba të prapambetura nga policia rrugore ose Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në portalin ‘e-Albania’.
Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara. Online verifikohen edhe gjobat e prapambetura dhe shkeljet për pronarët e 140 mijë mjeteve që do të përfitojnë nga falja. Pronarët e këtyre mjeteve duhet të paraqiten në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor për të aplikuar për nxjerrjen e mjetit nga qarkullimi.
Hapat e procedurës
Pronari i makinës që kërkon të verifikojë nëse ka ose jo detyrime duhet të regjistrohet në portal si qytetar ose si biznes. Më pas, përdoruesi zgjedh automjetin që ka në pronësi dhe nëse ka gjoba të papaguara për kundërvajtje rrugore, të cilat janë pasqyruar në sistemin e Policisë së Shtetit, ato do të shfaqen në ekran. Më pas mund t’i shikoni të dhënat për kundërvajtje rrugore, t’i printoni ose t’i ruani në formatin PDF. Në rast se keni detyrime dhe dëshironi të kryeni pagesën e kundërvajtjes rrugore, shtypni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. Shërbimi merret menjëherë.
Gjobat e DPSHTRR
Gjobat për mungesën e pagesave të taksave vjetore të mjeteve mund të verifikon në online. Verifikimi i gjobave të kontrollit në rrugë nga DPSHTRR është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të shohin online gjobat e kontrollit dhe t’i paguajnë ato online. Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin ‘e-Albania’).
Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin online: Regjistrohuni si qytetar/biznes në portal, zgjidhni shërbimin “Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR”, klikoni butonin “Përdor”, zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni online gjobat e kontrollit në rrugë dhe klikoni butonin “Zgjidh” përkrah tij. Nëse dëshironi të kryeni pagesën e gjobave të papaguara, shtypni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. Në faqen ‘e-Albania’ është edhe shërbimi “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”, një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përhershëm të mjetit si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse për aplikimin. Çregjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 “Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012 “Mbi Dokumentacionin e Qarkullimit dhe Regjistrimit të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ju nevojiten për të marrë shërbimin online: Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin ‘e-Albania’). Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale: Dokumenti i identifikimit ose ekstrakti i QKB-së për bizneset, leja e qarkullimit të mjetit, targat e mjetit, certifikatë pronësie dhe vërtetim RBS (Regjistri i Barrës Siguruese).
Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin: Regjistrohuni si qytetar në portal, zgjidhni shërbimin “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”, klikoni butonin “Përdor”, aplikoni për çregjistrimin e përhershëm të mjetit, kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online dhe paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve. Kostoja e shërbimit është vetëm 600 lekë.
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)