Secondary Adv

Pastrimi i parave ne Shqiperi, 28 milione euro transferta te dyshimta

28 milionë euro është shifra e transfertave të dyshimta bankare që janë bllokuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave gjatë vitit 2016. Por, shumica e procedimeve, sipas këtij institucioni, pushohen nga vendime absurde të prokurorëve.

 

“Në mënyrë të vazhdueshme kemi informuar Prokurorin e Përgjithshëm me shkresa zyrtare për vendime të prokurorëve haptazi të pabazuara në ligj, fakte apo prova”, tha Agim Ismaili, drejtor i komanduar.Gjatë raportimit në komision, Ismaili tha po ashtu se prokurorët as nuk njoftojnë për veprimet e tyre.“Në mënyrë të vazhdueshme i kemi kërkuar prokurorisë të na dërgojë vendimet e mosprocedimit ose pushimet, por në masën dërrmuese prokurorët nuk i dërgojnë”, deklaroi Ismaili.Gjatë vitit që lamë pas, Ismaili tha po ashtu se një punë është për edhe ndaj luftës kundër parave që dyshohet se mund të përdoren për financimin e terrorizmit.TCH


Më të lexuarat