Secondary Adv

Hyn ne fuqi huaja 63.8 milion euro per turizmin

Marrëveshja e huasë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, (BNRZH) për financimin me 63.8 milionë euro, të projekteve për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit, ka hyrë në fuqi dhe pritet të vihet në zbatim.


Sipas relacionit që shoqëron këtë marrëveshje, projekti për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit është pjesë e parashikimeve të programit buxhetor afatmesëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.Qeveria shqiptare ka përcaktuar rajonin bregdetar zonën Vlorë-Sarandë, si dhe zonën më në brendësi Berat-Gjirokastër-Përmet, si një rajon prioritar që mbart potenciale konkrete si nga ana e peizazhit, ashtu edhe nga ana e aseteve të trashëgimisë kulturore – për të zhvilluar turizmin si një shtysë për të nxitur rritjen ekonomike rajonale dhe kombëtare.


Burime nga Ministria e Zhvillimit Urban bëjnë të ditur se bashkitë do të përzgjidhen në bazë të përgatitjes së studimeve paraprake dhe projekteve, duke përfshirë studimet për projektime urbane, kryerjes së punimeve ndërtimore për restaurimin e godinave me vlerë historike, zhvillimit të hapësirave publike, rrjetit rrugor dhe infrastrukturës bashkëshoqëruese.


Më të lexuarat