Secondary Adv

Rriten eksportet, ne shkurt, 20 miliarde leke me shume se vjet

Eksportet u rritën për të dytin muaj rresht në rend dyshifror duke sinjalizuar se 2017-a mund të jetë një vit më i mirë për kompanitë eksportuese.


Instituti i statistikave raportoi se në muajin shkurt, Shqipëria eksportoi mbi 20 miliardë lekë mallra në tregjet e huaja ose 14.2 për qind më shumë se sa shkurti i vitit të kaluar. Ndërsa nëse merren si total për dymujorin, këtë vit eksportet janë rreth 50 milionë dollarë ose 15 për qind më të larta se sa ishin në periudhën janar-shkurt të vitit të kaluar.Sipas INSTAT, rezulton se ky është viti i parë pas tre vitesh të vështira, që eksportet i janë rikthyer trendit rritës, madje me ritme të shpejta.


Të dhënat e detajuara tregojnë se rritja e eksporteve po udhëhiqet nga ecuria pozitive e sektorit fason, por edhe rekuperimi i dy grupeve të rëndësishme ai i energjisë dhe materialeve të ndërtimit.Rënia dramatike e çmimit të naftës si dhe kriza e ndërtimit ishin arsyeja kryesore e krizës dyvjeçare së eksporteve, të cilat ranë me 5 për qind në vitin 2015 dhe mbetën në stanjacion një vit më vonë.Por të dy këto zëra e kanë nisur vitin 2017 me një tjetër ritëm duke i sjell ekonomisë në periudhën janar shkurt mbi 35 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.


Më të lexuarat