Secondary Adv
ACP
Njoftohuni me të rejat më të fundit rreth projekteve, kompanive dhe lajmeve në Shqipëri!

FMN: Plakja e popullsise do te frenoje rritjen ekonomike, si preket Shqiperia

Rënia e normave të lindshmërisë në Shqipëri nga 2.3 fëmijë për grua në 2001 në 1.7 fëmijë për grua më 2015 dhe emigracioni masiv po çojnë në plakje e popullsisë së vendit përtej projeksioneve.

 

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një analizë të posaçme për risqet e rritjes ekonomike në botimin periodik Financë dhe Zhvillim, vlerëson plakjen e popullsisë si një sfidë për ekonomitë e vendeve që përballen me fenomenin.FMN pohon se shumë nga ekonomitë e zhvilluara tashmë kanë një rënie popullsisë në moshë pune.Në Europë, forca e punës do të bjerë më shumë se 20% në mes të 2015 dhe 2055. Ndërsa në Shqipëri, sipas përllogaritjeve të INSTAT, në vitin 2021 forca e re e punës do të jetë e barabartë me numrin e atyre që dalin në pension.FMN shpjegon se plakja e popullsisë ndikon që forca e punës të kërkojë pagesa më të larta, teksa bizneset prodhuese do të përballen me ulje të kërkesës, pasi moshat e vjetra, sidomos në Europë, konsumojnë më pak.


Punonjësit në moshë pune do të kërkojnë paga më të larta nga bizneset, ndërsa këto të fundit do të përballen me një kthim të ulët të kapitalit nga konsumi i dobët i pleqve.Ekspertiza e FMN tregon plot përvoja se si aktiviteti ekonomik ndikohet nga ndryshimi i strukturës së popullsisëPlakja e popullsisë ushtron presion buxhetor në shoqëri, për shkak të rënies së numrit të punëtorëve. Deri në vitin 2050, nëse nuk rritet forca punëtore, konsumi duhet të bjerë nga 25% në Kinë, 9% në Shtetet e Bashkuara, dhe 13% në vendet e tjera të tjera.


Por FMN sugjeron se për të rifituar modelet e konsumit duhen rregullime që akomodojnë realitete të reja demografike. Pagesat për financimin e konsumit për të moshuarit duhen rritur, përveç kësaj ato duhet të nxiten të punojnë edhe gjatë pensionimit.Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11% ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n. E krahasuar me shtetet e tjera në botë, vendi ynë nuk ndodhet ende në zonën e “rrezikut të lartë” nga plakja e popullsisë, por po shkon me shpejtësi drejt saj.

Me te lexuarat