Secondary Adv

Ja projektet per tre aeroportet ne jug, ne loje hyn edhe Finiqi

Pas Vlorës, është Gjirokastra e Finiqi vendndodhja e tretë ku Qeveria ka parashikuar të ndërtojë një aeroport në jug të vendit. Report TV ka zbardhur Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit me shtrirje deri në vitin 2030.


Në rast miratimi, aeroporti i përzgjedhur mes Finiqit e Gjirokastrës, do t’i bashkohet atij të Vlorës, i cili tashmë është përcaktuar zyrtarisht si Aeroporti kryesor në jug të vendit.Ka qenë Kryeministri Edi Rama ai që në shkurt të këtij viti, nga Turqia, bëri publik projektin për këtë aeroport.Gjatë një takimi me Presidentin Tayp Erdogan, Rama bëri publike disam marrëveshje të dakordësuara mes dy vendeve, mes të cilave Aereoporti i Vlorës, linjë ajrore Shqiptare, e investime të tjera strategjike.


Vendndodhja e aeroportit të jugut ngriti prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë. Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë konçesionare e Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aeroporti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash. Por në plane më afatgjata, nuk përjashtohet mundësia që në jug të ndërtohet edhe një aeroport i dytë, që do t’i shtohet atij të Vlorës.Plani fillestar i Qeverisë për zhvillimin e bregdetit parashikonte kthimin në aeroport ndërkombëtar të aerodromit të Sarandës.Por më pas është hequr dorë nga Saranda për t’u përqendruar te ai i Gjirokastrës. Në Shqipëri numërohen në total 12 fusha aviacioni të vogla, kryesisht të mbuluara me bar, të cilat potencialisht mund të përdoren për fluturime civile.


Më të lexuarat