Secondary Adv

Hekurudha Tirane-Durres, miratohet kredia, perfundon me 2020

Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës me degëzim aeroportin e Rinasit po shkon drejt konkretizimit. Komisioni i Ekonomisë miratoi kredinë e dhënë nga BERZH prej 36,8 milionë euro për këtë projekt.

 

Ndërkohë që punimet mund të nisin që këtë vit dhe si afat përfundimtar i mbyllje së punimeve do të jetë viti 2020.“Gjithashtu ku projekt do ndikojë në uljen e trafikut rrugor dhe uljen e ndotjes së mjedisit”, shprehet Bahri Shaqiri, zëvendësministër i Transporteve.I gjithë investimi kushton rreth 90 milionë euro, përveç BERZH-it, ai financohet me një grant falas të konsiderueshëm nga Bashkimi Europian prej 36.6 milionë euro, si pjesë e projekteve fituese për Ballkanin Perëndimor që mbështeten nga BE-ja. Qeveria shqiptare do të mbulojë kostot te tatimit mbi vlerën e shtuar që llogariten në rreth 15 milionë euro dhe shpronësimet me rreth 1 milionë euro.Rehabilitimi i kësaj linje hekurudhore dhe vendosja e trenave të rinj është hapi i parë i një projekti më të madh për modernizmin e disa linjave hekurudhore në Shqipëri.


Më të lexuarat