Energji nga era, parku i pare do te ndertohet ne Tepelene
Qeveria i ka hapur dritën jeshile ndërtimit të një centrali të prodhimit të energjisë nga era nga një kompani shqiptare në fshatrat e Tepelenës.
Bëhet fjalë për një investim prej rreth 13 milionë euro, krejtësisht privat dhe kompania ka rreth 5 vite që ka nisur studimin e fizibilitetit, atë teknik dhe ka marrë autorizimet për lidhjen me rrjetin e OST-së. Po ashtu ajo ka marrë të drejtat e pronësisë mbi vendet ku do të ngrihen kullat e centraleve të erës. Kullat do të jenë 6, me lartësi nga 80 deri në 92 metra, diametër 100 metra dhe me një fuqi të instaluar prej 12 megavatw. I gjithë investimi duhet të përfundojë brenda 7 muajsh nga dita e marrjes së lejes së ndërtimit.
Ndërkohë, Ministria e Energjisë dhe kompania investuese duhet që brenda një muaji të lidhin marrëveshjen mbi zbatimin e kontratës. Autorizimi për parkun eolik është 25 vjet dhe kompania është e detyruar që 2 për qind të energjisë së prodhuar t’ia japë shtetit. Nëse realizohet, ky do të jetë rasti i parë i prodhimit të energjive të rinovueshme nga era në Shqipëri.
Kapaciteti i turbinës gejneruese 2 MW: Lartësia 80/92 metra Diametri i rotorit 100 m Tipi turbinës “Vestas” Shpjetësia mesatare e erës 6m/s