Secondary Adv

Zgjatet deri me 31 dhjetor falja e borxheve

Falja e boxheve tatimore dhe doganore për biznesin dhe individët do të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.“Duke i dhënë kështu sipërmarrjes gati 9 muaj kohë, që të përfitojë nga ligji”, tha Ahmetaj.Në total, borxhi fiskal deri në fund të 2016-s është 172.5 miliardë lekë, kurse potenciali për t’u fshirë është rreth 91 miliardë lekë. Falja do t’i shtrijë efektet deri në vitin 2014.

 

Për periudhën nga viti 1996 deri më 31 dhetor 2010 falen të gjitha detyrimet e papaguara së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat. Për periudhën 1 Janar 2011-31 Dhjetor 2014 falen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që të paguhet detyrimi. I njëjti parim do të ndiqet edhe për taksat e makinave.“Për mjetet e transportit të cilat nuk hiqen nga qarkullimi parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat 2010 e më parë, si dhe fshirja e gjobave e kamatëvonesave për periudhën 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve të 2011-s e në vijim”, theksoi më tej Ahmetaj.

 

Për detyrimet e sigurimeve shoqërore do të falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, kurse kontributi nuk është i përfshirë.Përfitues të faljes së boxheve fiskale do të jenë edhe ndërmarrjet publike, veçanërisht ujësjellësat dhe kompanitë elektro-energjetike. Nuk përfitojnë nga fshirja subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore dhe që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë, si të dënuar penalisht për evazion fiskal dhe kontrabandë.


Më të lexuarat