![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Ministria e Financave: Investimet me financim te brendshem, realizimi 44 per qind
Sipas ministrisë së Financave, gjatë dy muajve të parë të vitit në vazhdim, ndonëse shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën janar-shkurt të vitit 2017 arritën në rreth 54.6 miliardë lekë, me një realizim në masën 94 për qind të planit të periudhës, shpenzimet kapitale në raport me planin 2-mujor janë realizuar vetëm në masën 63 për qind.
Sipas dikasterit, kjo reflekton “procedurat e pashmangshme që karakterizojnë çdo fillimviti, në drejtim të bërjes efektive të projekteve të investimeve publike”. Por, në rast se ky është fenomen i njohur, nuk kuptohet pse ekspertët, që përgatitin buxhetin vjetor dhe detajimin e tij në muaj të veçantë, nuk e marrin parasysh, duke caktuar nivele më të ulta për muajt e parë.
Po të shihen më me vëmendje, rezulton se shpenzimet korrente paraqesin një realizim në raport me planin 2-mujor prej 98 përqindësh. Këtu shpenzimet e personelit realizohen 99 për qind, shpenzimet për fondet speciale 92 për qind dhe shpenzimet operative e të mirëmbajtjes 100 për qind. Por shpenzimet e tjera sociale, vetëm 81 për qind.Gjithnjë lidhur me investimet publike, në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë, projektet e investimeve me financim të brendshëm kanë shënuar një realizim jashtëzakonisht të ulët, më pak se gjysma e planiufikimit: 44 për qind, ndërkohë që ato me financim të huaj janë realizuar në masën 91 për qind të planit të periudhës.
Të ardhurat
Sipas statistikave zyrtare, kemi sërish rritje në të ardhurat buxhetore krahasuar me vitin e kaluar. Të ardhurat totale në 2-mujorin 2017 janë realizuar në masën 64 miliardë lekë, 3.7% më shumë ose 2.3 miliardë lekë më shumë se 2-mujori 2016.Por TVSH-ja ka shënuar një rritje minimale nga vjet, (20.3 miliardë, kundrejt 19.7 miliardë lekë). Rënie më e theksuar është vënë re nga tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë realizuar 5.4 miliard lekë. Kontributi i këtij zëri në të ardhura është 5.8% më pak se 2-mujori i vitit 2016 dhe 6.1% më pak se plani.
Kontributet për sigurimin shëndetësor janë gjithashtu në ulje krahasuar me një vit më parë, duke sjellë në arkën e shtetit 2 miliardë, nga 2.5 miliardë lekë në janar-shkurt 2016. Kurse kontributet e sigurimeve shoqërore rezultojnë në rritje. Rritje të ndjeshme, gati dyfishim, kanë shënuar të ardhurat e bashkive dge njësive të pushtetit vendor. Tatimi i fitimit të ndërmarrjeve dhe akcizat kanë shënuar rritje mjaft të vogël në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Bilanci
Si rezultat i mosrealizimit të shpenzimeve kapitale sërish bilanci buxhetor rezulton për dymujorin me suficit. Ai është paksa më i ulët se bilanci pozitiv i dymujorit 2016 (+10 miliardë lekë), por gjithsesi në nivelin e kënaqshëm prej 9.4 miliardë lekësh diferencë pozitive mes të ardhurave e shpenzimeve. Megjithatë, borxhi publik ende po ruan nivele tejet të larta, duke u endur në zonën e rrezikshme prej më shumë se 71 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Amnistia fiskale do të zgjatet deri në fund të vitit 2017
Falja e boxheve tatimore dhe doganore për biznesin dhe individët do të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti. Dje është prezantuar në Kuvend projektligji përkatës. Në total, borxhi fiskal deri në fund të 2016-s është 172.5 miliardë lekë, kurse potenciali për t’u fshirë është rreth 91 miliardë lekë. Falja do t’i shtrijë efektet deri në vitin 2014. Për periudhën nga viti 1996 deri më 31 dhetor 2010 falen të gjitha detyrimet e papaguara së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat. Për periudhën 1 Janar 2011-31 Dhjetor 2014 falen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që të paguhet detyrimi. I njëjti parim do të ndiqet edhe për taksat e makinave.
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)