Secondary Adv

Harta e re e rrezikut global dhe politik; Shqiperia ne listen e 19 vendeve me perkeqesim

AON ka publikuar hartën e rrezikut global duke marrë në analizë 163 vende të botës, ku i vlerëson me gjashtë shkallë nga “E ulët” në “Shumë e Lartë”.

 

Shqipëria, për sa u përket rreziqeve politike, që lidhen me aktivitetet që ndikojnë në veprimtarinë e biznesit, është e vlerësuar nga AON me rrezik mesatar, ndërsa renditet e para në vendet që janë përkeqësuar. Krahas Shqipërisë janë përkeqësuar edhe vende si Austria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia.Kurse në lidhje me rrezikun e sigurisë, Shqipëria renditet ndër vendet me rrezik të ulët. Rreziku i sigurisë vlerëson probabilitetin e veprimeve që mund të dëmtojnë asetet financiare, fizike dhe humane të një biznesi.

 

Në hartën e rrezikut të publikuar për vitin 2017 nga AON hyn për herë të parë dhe shteti i Vatikanit. Atentatet terroriste në vendet e Perëndimit u rritën me 176%, me 96 atentate në 2016-n nga 35 të një viti më parë. Populizmi dhe terrorizmi po kontribuojnë nën rritjen e rrezikut në nivel global.Në krahasim me hartën e fundit të rrezikut, që analizon rreziqet politike, terrorizmi dhe episodet e dhunës lidhur me ngjarjet politike, nxjerr në pah se në 2016, sulmet terroriste në botë janë rritur me 14%, ku nga 3633 atentate në 2015-n, numri i tyre ka shkuar në 4151.

 

Për të dytin vit radhazi është shënuar një rritje e numrit të vendeve (19) në të cilën është rritur rreziku politik, përkundrejt vendeve në të cilët ky rrezik është ulur. Rreziqet nga terrorizmi dhe politika janë më të lartët të regjistruar që nga 2013-a, ku përfshihen jo vetëm ato të lidhur me terrorizmin, por edhe ekspozimi ndaj grushteve të shtetit, luftërave midis shteteve, konflikteve civile dhe rebelimeve.Por, këtë vit, peshon edhe një rrezik i ri: diferencat e mundshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës në lidhje me sanksionet mund të krijojnë pasiguri tek investitorët në Iran, Rusi, madje dhe në Kubë.

 

Sipas sektorëve të biznesit në rang global, më të prekurit janë përpunuesit e naftës me 32%, tregtia me 11.86%, ndërtimi me 7.51%, sektori financiar me 7.5% dhe media 7.5%.AON është kompani lider në botë për sa i përket sigurimit të menaxhimit të riskut, brokerimit në tregun e sigurimit dhe risigurimit, asistencës në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe për ofrimin e shërbimeve outsorcing.


Më të lexuarat