![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Low cost nga Tirana ne Amsterdam dhe Budapest, ja sa do kushtojne biletat
Shqipërisë i janë shtuar dy linja ajrore me kosto të ulëta këtë vit. Në mars filloi fluturimet Wizz Air nga Tirana në Budapest dhe anasjelltas dhe nga 10 maji Transavia ofron udhëtime direkt nga Tirana në Amsterdam dhe anasjelltas.
Por, sa kushtojnë biletat dhe si janë ato krahasuar me vendet e tjera të rajonit për të njëjtat destinacione? Monitor ka bërë një kërkim në linjat përkatëse për udhëtimet vajtje-ardhje në muajt e verës, ku rajoni rezulton sërish shumë më i lirë.
Në Budapest
NgaTirana në Budapest, janë dy data nisjeje dhe kthimi çdo javë, të mërkurën dhe të dielën . Bileta më e lirë vajtje ardhje është 85 euro dhe këtë mund ta gjeni vetëm për nisje në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit (bileta e vajtjes është vetëm 20 euro, por është kthimi ai që kushton tre herë më shumë). Më pas biletat shtrenjtohen dhe kushtojnë 127 euro, apo edhe 210 euro në fillim të korrikut. Bileta më e lirë që mund të gjesh në korrik është 145 euro (vajtje-ardhje).
Nga Shkupi është shumë më lirë të shkosh në Budapest. Për ikje në 31 maj dhe kthim në 4 qershor, udhëtimi vajtje ardhje është vetëm 29 euro (1789 dinarë maqedonas). Në qershor bileta kushton maksimumi 41 euro dhe në korrik 44-48 euro (vajtje-ardhje). Nga Shkupi, përveç Budapestit, Wizz Air ka gati 30 destinacione të tjera.Edhe nga Prishtina, që ka filluar fluturimet pothuajse njëkohësisht me Tiranën, Budapesti është më i lirë. Një biletë vajtje ardhje, për nisje në 29 maj dhe kthim në 5 qershor, kushton 40 euro, ndërsa edhe në korrik mund ta gjesh me më pak se 50 euro.
Në Amsterdam
Në Amsterdam, në ditën e parë kur fillojnë fluturimet nga Tirana, në 10 maj dhe kthim në 15 maj, bileta kushton 170 euro.Fluturimet me linjën Transavia, janë tre herë në javë, të hënën të mërkurën dhe të premten. Në maj, udhëtimi më i lirë është në 17 maj, nisja nga Tirana dhe kthimi në datën 19 maj, ku bileta vatje ardhje kushton 86 euro, ndërsa nëse zgjedh kthimin me datën 22 maj shtrenjtohet në 146 euro. Në korrik biletat shtrenjtohen ndjeshëm. Psh për vajtje në datën 21 korrik dhe kthim në datën 24 korrik, kushton 247 euro. Edhe në gusht janë po kaq të shtrenjta.
Biletat për në Amsterdam fillojnë e bëhen më të lira vetëm në shtator, ku, nëse prenotoni sot mund të gjeni fluturime që kushtojnë 78 euro (psh për vajtje në 20 shtator dhe kthim në datën 25 shtator). Fluturimet janë të programuara deri në tetor, ku çmimet janë relativisht të njëjta me shtatorin.Transavia ofron dhe fluturime direkt drejt Parisit (Orly). Në qershor, bileta më e lirë vajtje ardhje kushton 147 euro. Në korrik çmimi shtrenjtohet ndjeshëm në 192 euro deri 248 euro.Në Paris mund të shkohet dhe nga Prishtina me Easyjet. Për nisje në 27 maj dhe kthim në 31 maj bileta kushton 88 euro. Në korrik bileta shtrenjtohet në 192 euro. Nga shtatori, Parisi është i arritshëm përmes Prishtinës me 71 euro.
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)