![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
FMN: Rritja ekonomike e Shqiperise 3.7 per qind ne 2017, me e larta ne rajon
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e sapo publikuar “Panorama Ekonomike Globale, prill 2017” ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit në 3.7%.
Në afatin e mesëm nuk pritet që rritja ekonomike e Shqipërisë t’i kalojë 4.1%, pritshmëri që mbetet e pandryshuar për vitin 2018 dhe deri në vitin 2022.
Në 2017-n, Shqipëria pritet të ketë rritjen më të lartë në rajon, me përjashtim të Rumanisë, që parashikohet të zgjerohet me 4.2%. Bosnja do të rritet me 3%, Bullgaria dhe Kroacia me 2.9, Kosova 3.5, Maqedonia 3.2, Mali i Zi 3.3%.
Edhe për vitin e ardhshëm, me 4.1%, Shqipëri pritet sërish të kryesojë përparimin ekonomik në rajon. Në afatin e mesëm, i gjithë rajoni pritet të rritet ngadalë, teksa pritshmërinë e FMN-së nuk i kalojnë 3-4% deri në vitin 2022.Indeksi i Çmimeve të Konsumit për Shqipërinë pritet të luhatet midis 2-3% në periudhën afatmesme.Deficit i llogarisë rrjedhëse, në rreth 13% të prodhimit të brendshëm bruto mbetet më i larti në rajon, me përjashtim të Malit të Zi, që e ka 22.5%. Vetëm në vitin 2022 ky tregues pritet të ulet në 9.5% të PBB-së në Shqipëri.
FMN rrit parashikimin për ekonominë globale
Fondi, në Panoramën Ekonomike Globale, ka rritur parashikimin për zgjerimin global 2017 në 3.5%, nga 3.4% që ishte parashikimi i mëparshëm. Për vitin 2018, pritja mbetet e qëndrueshme në 3.6%. ky zgjerim i ekonomisë globale në 2017 dhe 2018 është i mbështetur gjerësisht nga shumë faktorë, megjithëse mbetet e brishtë në shumë shtete të zhvilluara dhe eksportuesit e produkteve janë ende në telashe.Në të njëjtën kohë, megjithatë, përmirësimi i parashikimit të FMN-së për 2017 është modest, dhe normat e rritjes potenciale afatgjatë mbeten të ulëta anembanë globit në krahasim me dekadat e fundit, veçanërisht në ekonomitë e përparuara. Për më tepër, ndërkohë që ka një rritje të shanseve që rritja do të tejkalojë pritjet në një periudhë afatshkurtër, ka ende shumë rreziqe në horizont dhe që mund të jenë intensifikuar që nga parashikimi i fundit i FMN-së. një prej tyre është p.sh. lufta tregtare dhe rikthimi i tendencave proteksioniste, që është intensifikuar sidomos në ekonomitë e zhvilluara. Kjo mund të çojë në një mbyllje të ekonomive, që do të sjellë çmime më të larta për konsumatorët dhe bizneset, produktivitet më të ulët dhe në total më pak të ardhura për familjet.
“Pas një rimëkëmbjeje të dobët nga kriza financiare globale dhe pas rregullimit të mprehtë të çmimeve të mallrave globale, shumë ekonomi po përpiqen të rrisin potencialin e rritjes, gjithë përfshirjen dhe qëndrueshmërinë. Veprimet për të nxitur potencialin e prodhimit janë me të vërtetë urgjente duke pasur parasysh lëvizjet e vazhdueshme të popullsisë, duke filluar nga plakja e popullsisë në ekonomitë e përparuara, rregullimi i vazhdueshëm ndaj kushteve të tregtisë dhe nevoja për të adresuar dobësitë financiare në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, si dhe rritjen e ngadaltë të produktivitetit si në ekonomitë e zhvilluara ashtu dhe në zhvillim.
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)