![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
Udhezimi i amnistise, si do perfitojne 140 mije makina dhe biznesi
Ministria e Financave përfundon udhëzimin me procedurat për zbatimin e ligjit të faljes se taksave dhe gjobave për pronarët e makinave dhe biznesin.
Burime zyrtare thanë se udhëzimi për amnistinë fiskale detajon disa procedura administrative, të cilat do të bëjnë të mundur që ligji të zbatohet me sa më pak kosto për tatimpaguesit dhe pronarët e makinave.
Udhëzimi
Udhëzimi i Financave parashikon që tatimpaguesit të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për borxhet që do t’u fshihen, si dhe për gjobat që u falen kur paguajnë detyrimin. Ministria e Financave sqaron se procesi do të jetë automatik, me qëllim shmangien e radhëve të biznesit në administratën fiskale.
Për makinat, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor do të kryejë njoftimin paraprak të pronarëve të makinave nëpërmjet publikimit të listës me targat e mjeteve debitore në portalin qeveritar “E-albania” dhe drejtoritë e transportit rrugor.
Makinat
Pronarët e makinave që kanë taksa të papaguara do të informohen paraprakisht për të përfituar nga ligji. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor do të publikojë në portalin qeveritar “E-albania” dhe në drejtoritë rajonale targat e 140 mije mjeteve debitore.Pra, lista përfundimtare do të jetë e detajuar, e ndarë në grupe sipas përfitimit të ligjit dhe përdoruesi i mjetit që përfiton nga falja e taksave do të lajmërohet nëpërmjet listave që do të përmbajnë targat e të gjitha mjeteve debitore, pa bërë publik identitetin e përdoruesit të mjetit.
Procedura do të jetë e thjeshtë, ku në rast se një qytetar nuk ka paguar taksat deri në 2010-n dhe kërkon ta çregjistrojë mjetin, atij do t’i fshihen detyrimet, ndërsa mjeti nuk do të lejohet të qarkullojë më. Në rast se ai kërkon ta mbajë mjetin në qarkullim, përfiton nga fshirja e taksave deri në 2010-n, por duhet të paguajë detyrimet për periudhën 2011-2014, pa gjoba dhe kamatëvonesa.Në rast se mjeti do të vazhdojë të jetë ende në qarkullim, do të sekuestrohet nga Policia e Shtetit, pasi targa e mjetit nuk do të jetë më në qarkullim. Afati, pas shpalljes së listës për të përfituar nga amnistia, është deri më 31 dhjetor.
Biznesi
Udhëzimi për të përfituar nga ligji i faljes parashikon që procedura për biznesin të kryhet automatike. Kjo procedurë parashikon që biznesi të njoftohet nëpërmjet postës elektronike në llogarinë e tij elektronike që veprimi është kryer. Për ato raste që është e pamundur që procesi të jetë automatik, do të synohet sa më pak kontakte dhe kohë e shpenzuar nga biznesi për të realizuar qëllimin e tij në lidhje me skemën e faljes.
Me procesin automatik, Ministria e Financave nënkupton se në rast se një biznes ka një gjobë që është subjekti i këtij ligji apo në qoftë se tatimpaguesi kërkon të mbyllë një detyrim duke paguar tatimin në mënyrë që të falet gjoba, procesi do të kryhet nga zyrat e administratës fiskale, në mënyrë që tatimpaguesi të mos shkojë dhe të presë që të realizojë këtë proces.
Më të lexuarat
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)