Secondary Adv

Mbyllet marreveshja me CEZ, tani 100 per qind aksioner shteti shqiptar


Nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe çekëve të CEZ për transferimin e aksioneve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Sipas saj, kjo marrëveshje përmbyll edhe procesin e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me shoqërinë CEZ dhe shtetit shqiptar, që u nënshkrua në qershor të këtij viti.


Kjo marrëveshje përmbyll edhe procesin e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me shoqërinë CEZ a.s, që u nënshkrua në qershor 2014.
Me anë të kësaj marrëveshje, tashmë 100% të aksioneve të shoqërisë OSHEE i kalojnë shtetit shqiptar dhe në këtë mënyrë përfundon edhe faza e administrimit të përkohshëm të shoqërisë e cila kishte filluar që në Janar 2013.


Marrëveshja me CEZ


Sipas njoftimit të Ministrisë, përfundimi i këtij procesi i krijon tanimë mundësinë qeverisë që të fillojë reformimin në mënyrën e administrimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe në sajë edhe në mbështetjes së donatorëve, të ndërhyjë për kryerjen e investimeve që synojnë përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes në të gjithë komponentët dhe rritjen cilësore të shërbimit ndaj konsumatorëve.


Në qershor qeveria shqiptare arriti marrëveshja me Çekinë, pas një konflikti më shumë se një vjeçar të “trashëguar” në kohën e qeverisë Berisha, me kompaninë çeke të Shpërndarjes së energjisë CEZ-Group. Sipas marrëveshjes, Çekia hoqi dorë nga arbitrazhi me Tiranën zyrtare të nisur pasi Enti Rregullator i hoqi licencën në Janar të vitit 2013. Sipas marrëveshjes së arritur me palën shqiptare CEZ-i çek do t’i transferojë shtetit shqiptar 76 % të aksioneve që zotëroheshin prej tij, kundrejt një të dëmshpërblimi prej 95 milionë eurosh.
Përfundimi i këtij procesi krijon mundësinë që qeveria të fillojë reformimin për mënyrën e administrimit në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Gjithashtu, ky hap krijon mundësi që me mbështetjen e donatorëve, qeveria të ndërhyjë për kryerjen e investimeve, me synim, përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes dhe rritjen cilësore të shërbimit ndaj konsumatorëve.


Më të lexuarat