Secondary Adv

Korridori 8, ne 2022 hekurudha do te mberrije deri ne Shqiperi


Maqedonia ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë spanjolle “Tipsa” dhe ajo franceze “Lui Berzhe” për projektin e ndërtimit të hekurudhës nga Kërçova deri në Lin, që është pjesë e Korridorit 8. Paparshikohet që pjesa hekurudhore e Korridorit 8 të përfundojë pas 8 viteve, pra deri në 2022 dhe do të kushtoje plot 350 milionë euro.

 


Qeveria e Maqedonisë nënshkroi marrëveshjen me konsorciumin e përbërë nga kompani spanjolle “Tipsa” dhe ajo franceze “Lui Berzhe” për projektin e ndërtimit të hekurudhës nga Kërçova deri në kufi me Shqipërinë në vendin e quajtur Lin, që është pjesë e Korridorit 8.


Përpunimi i projektit duhet të fillojë në datë 15 të këtij muaji dhe do të përfundojë për 22 muaj. Në fazën e parë do të punohet në shpronësimin e tokës ndërtimore, pas së cilës do të vijojë thirrja për kompanitë e interesuara që do të ndërtojnë hekurudhën. Për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë- Lin me gjatësi prej 60 km do të shpenzohen rreth 350 milionë euro.


Pjesa Kërçovë- Lin është pjesa e pandërruar e linjës perëndimore të Korridorit 8 që lidh Detin e Zi, Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Italinë. Paparshikohet që pjesa hekurudhore e Korridorit 8 të përfundojë pas 8 viteve, pra deri në 2022.


Më të lexuarat