Secondary Adv

Haxhinasto ne Shengjin e Velipoje, inspekton dy impiantet e ujerave te zeza

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar ditën e shtunë dy Impiantet e Trajtimit të Ujërave të zeza në zonën bregdetare Shëngjin-Velipojë.


Gjatë vizitës në impiantin e Shëngjinit, një investim tashmë i realizuar prej 4.7 milionë euro, i cili i shërben rreth 60 mijë banorëve, Haxhinasto tha: “Ky është një investim shumë i rëndësishëm për gjithë infrastrukturën e zonës dhe për shërbimin që i bëhet banorëve te saj, duke sjellë një cilësi krejt tjetër edhe të mjedisit në zonë.

 


Në strukturën e kostove të tyre elementi i energjisë elektrike është shumë madhor, e cila bën që shteti të jetë vazhdimisht i angazhuar për të subvencionuar këto kosto për të qenë të përballueshme nga qytetarët”.


Ai gjithashtu shtoi se në Lezhë së shpejti do të realizohet edhe një investim tjetër shumë i rëndësishëm prej rreth 11 milionë eurosh për sistemin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit. “Ai do të ketë një impakt shumë të madh për Lezhën, Shëngjinin, për gjithë këtë zonë që është një nga zonat me potencial turistik shumë të madh të vendit”, tha Haxhinasto Me pas ministri vizitoi edhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Perdorura në Velipojë.


 “Ky investim është gjithashtu një zhvillim shumë pozitiv për infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve të kësaj zone me një potencial turistik të jashtëzakonshëm”, tha ai duke e konsideruar si një nga projektet më të rëndësishmit për trajtimin e ujërave të zeza, ku aktualisht ka përfunduar faza e dytë.
Gjatë fjalës së tij ministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me pushtetin vendor edhe me gjithë institucionet e tjera, me qëllim që jo vetëm të përfundojmë në kohë këtë impiant por siç nënvizoi ai “Sa më shpejt t’i japim të gjithë banorëve të Velipojës, por dhe turistëve që vijnë këtu gjatë një sezoni turistik relativisht të gjatë shërbimin më të mirë të mundshëm.


Më të lexuarat