Secondary Adv

Kontrolli i KLSH, periudha janar-prill 2017, 169 milion euro abuzime nga administrata shtetëror

Janë 22.8 miliardë lekë shkelje dhe shpërdorime të kryera nga administrate shtetërore, në nivel qendror apo vendor, që ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpermjet auditimeve të kryera në periudhën janar-prill 2017.

 

Shifra është e barabartë me 169 milionë euro. Sipas KLSH, janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale 960.5 milionë lekë, afërsisht 7.1 milionë euro.Po kështu, konstatohen shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 21.9 miliardë lekë, afërsisht 162 milionë euro, nga e cila 20.7 miliardë lekë, afërsisht 153 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 1.2 miliardë lekë, afërsisht 9 milionë euro në fushën e shpenzimeve.
 
Shkeljet sipas sektorëve

-Tatime dhe Dogana
Total Tatime                        233 milionë lekësh
Drejtoria Tatimore Durrës     77.4 milionë lekë
Drejtoria Tatimore Lezhë      63.6 milionë lekë
Bashkia Cërrik                    36.3 milionë lekë
Bashkia Himarë                  35.7 milionë lekë
Bashkia Tepelenë               14.2 milionë lekë
Bashkia Sarandë                5.8 milionë lekë
Total Dogana                    150.8 milionë lekë
Dogana Berat                    108.6 milionë lekë
Dogana Elbasan                42.2 milionë lekë
 
-Tenderat
Tenderat total                   282.9 milionë lekë
Bashkia Sarandë              32.3 milionë lekë
Bashkia Tepelenë             26.6 milionë lekë
Bashkia Himarë                21.9 milionë lekë
 
-Shkelje financiare
Dëm total                       21.9 miliardë lekë
AKBN                             19.8 miliardë lekë
Bashkia Sarandë             539.8 milionë lekë
Bashkia Himarë               399.8 milionë lekë
Bashkia Mat                    167.1 milionë lekë
Drejtoria e Mjedisit Fier     281.5 milionë lekë


Më të lexuarat