Secondary Adv

Tirana se shpejti edhe me dy parkime te reja nentokesore

Pas dy parkimeve nëntokësore në sheshin “Skënderbej” dhe në Bulevardin e Ri, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe se së shpejti do të nisë puna edhe për dy parkime të tjera nëntokësore.


Bëhet fjalë për një parkim tek “7 xhuxhat” dhe një tjetër pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Veliaj: Ne do të vazhdojmë me dy parkingje të tjera këtë vit. Pas atij në sheshin “Skënderbej” dhe tek bulevardi do të kemi atë tek “7 xhuxhat” një hapësirë publike e bashkisë për të pasur nën tokë një parkinig dhe për të sistemuar dhe nyjen tek rruga e Elbasanit. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe tek stadiumi “Qemal Stafa”  i cili po ecën me ritme shumë të shpejta. Ne do të fillojmë shumë shpejt punimet aty që edhe piazza Italia dhe Sheshi Nënë Tereza të kenë një parikim nëntokësor. Deklarata e kryebashkiakut Veliaj u bënë gjatë aktivitetit “Tirana 2 vjet zgjuar”.


Më të lexuarat