![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
300 milione euro detyrime te prapambetura, borxhi i fshehur e con treguesin ne 73 per qind te PBB-se
Teksa mandati qeverisës është në fund të tij, buxheti i shtetit mbart detyrime të fshehura në më shumë se 300 milionë euro, të cilat nuk janë përfshirë në treguesin e borxhit publik, i cili edhe pa këto detyrime e mbylli vitin 2016 në 71.01% e PBB-së.
Një grup pune në ministrinë e Financave është duke punuar mbi identifikimin e saktë të shifrës, por burime nga ky grup i pohuan Monitor se janë identifikuar detyrime të prapambetura që shkojnë deri në 320 milionë euro të cilat nuk janë përfshire në tregues zyrtar të borxhit. Të njëjtat burime pohuan se grupi i punës është duke hasur në vështirësi pasi institucionet refuzojnë të bëjnë transparente të gjitha faturat e pashlyera dhe shifra nuk është përfundimtare.
Ndërkohë revista Monitor ne muajin prill 2017 identifikoi borxhin në burim që disa ente publike kishin krijuar deri në fund të vitit 2016, me një shumë totale 32 miliardë lekë. Ky borxh është pranuar zyrtarisht nga institucionet përkatëse. Detyrimet e reja janë krijuar nga borxhet që institucionet e shtetit kanë ndaj bizneseve për punime të papaguara në rrugë, rimbursim TVSH-je dhe gjyqe të humbura. Fatura është rënduar edhe nga borxhet e pushtetit lokal dhe faturat e papaguara të energjisë për vitet 2014-2015 nga Entet Publike.
Nga shuma 32 miliardë lekë e krijuar deri në fund të vitit 2016, detyrimet ndaj biznesit (rimbursim TVSH-je dhe punimet e papaguara të rrugëve) janë 5.8 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Nga detyrimet e reja, 8 miliardë lekë, apo 25%, janë fatura të papaguara të energjinë nga entet publike, kryesisht njësitë e pushtetit vendor me ndërmarrjet e ujësjellësit, sipas të dhënave zyrtare Enti Rregullator i Energjisë.
Detyrimet e tjera me vlerë 8,9 miliardë lekë (65 mln euro) rezultojnë si detyrim që pushteti lokal ka ndaj të tretëve për mallra dhe shërbime.Borxhi si i tillë u zbardh vitin e kaluar nga një kontroll që u ushtrua në njësitë e reja vendore nga njësia ndërkombëtare e auditit, Grant Thornton. Qeveria shqiptare nuk i ka kontabilizuar në treguesin e borxhit publik, këto detyrime tashmë të certifikuara, por FMN dhe Banka Botërore e kanë përfshirë, kur raportojnë borxhin e Shqipërisë gati 1% të PBB-së me shumë se sa e raporton qeveria shqiptare për vitin 2017.
Mbi 8 miliardë lekë detyrime të tjera janë fatura që vijnë nga humbja e gjyqeve të shtetit shqiptar me të tretët. Avokati i Shtetit, në bilancin e punës që ka bërë për vitin 2016, njoftoi se çështjet e humbura në gjykatat shqiptare në dëm të shtetit janë arritën mbi 8 miliardë lekë, ose 58 milionë euro. Pas përfundimit të marrëveshjes me FM, Ministria e Financave ka ndaluar se raportuari detyrimet e prapambetura të krijuara rishtazi.
Si borxhi kërcen në 73% të PBB-së
Në fund të vitit 2016, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi publik arriti në 1.066 trilionë lekë, apo 71.01% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 72.66% vitin e mëparshëm. Por, burime nga Ministria e Financave pohuan se këtu nuk përfshihen detyrimet e krijuara rishtazi. Vetëm FMN pohoi se përfshin në borxhin publik edhe detyrimet e pushtetit lokal. Nëse borxhit publik do t’i shtoheshin të paktën 32 miliardë lekë detyrime të identifikuara të prapambetura, atëhere ai do të kërcente në 1.098 trilionë lekë, ose 73% e PBB-së. /Monitor
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)