Secondary Adv

Tatimet: Bizneset e turizmit, TVSH 6 per qind ne deklarimet e qershorit

Të gjithë operatorët e furnizimit të shërbimit të akomodimit, që preken prej këtij ndryshimi, mund të shfrytëzojnë menjëherë, që në muajin e parë, mundësinë për të përfituar nga kjo shkallë e ulët taksimi.


Me hyrjen në fuqi të ligjit Nr.71/2017 datÑ‘ 27.04.2017 “Për njÑ‘ shtesÑ‘ nÑ‘ Ligjin Nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, ka filluar nga muaji Qershor të zbatohet, shkalla tatimore e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, prej 6 për qind, njofton Drejtoria e Tatimeve. Kjo shkallë është e detyrueshme të zbatohet, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit.


Të gjithë operatorët e furnizimit të shërbimit të akomodimit, që preken prej këtij ndryshimi, mund të shfrytëzojnë menjëherë, që në muajin e parë, mundësinë për të përfituar nga kjo shkallë e ulët taksimi. Tatimpaguesit do të mund të regjistrojnë faturat e tyre me shkallën prej 6 për qind, në librat e shitjes të muajit Qershor, si periudhë tatimore dhe që dorëzohen, deri në datën 10 Korrik. Në zbatim të detyrimit të implementimit të ndryshimi ligjor, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë marrë të gjitha masat për të funksionalizuar këtë ndryshim të rëndësishëm. Njëkohësisht tatimet bëjnë të ditur, që për Formularin e Deklarimit e Pagesës së TVSH-së (FDP),është bërë e mundur edhe teknikisht që të plotësohet nga tatimpaguesit e kësaj fushe, me shkallën e reduktuar të tatimit prej 6 për qind, për periudhën tatimore Qershor 2017, e cila duhet të deklarohet deri në datën 14 Korrik 2017.


Më të lexuarat