Secondary Adv

Dritat, sa do te behet fatura me cmimin e ri ?


Kryeministri e konfirmoi dje do të hiqet fasha e mbrojtur prej 300 kilovatësh në cmimin e ri të energjisë. Ky ishte konfirmimi, në rangun më të lartë, pas atij të ministrit të Financave, Cani. Ky i fundit, përvec heqjes së fashës mbrojtëse me cmim të ulët për 300 kilovatët e parë, theksoi edhe mënyrën si do të llogaritet cmimi i ri i dritave.


Aktualisht cmimi i energjisë është i ndarë në dy fasha. Për 300 këh e parë, familjarët  tariforen me 7.7 lekë/kwh. Ndërsa cdo kilovat mbi këtë sasi, cmimi bëhet 13.5 lekë/kwh. Sipas Canit, për llogaritjen e faturës së re, e cila nuk ka ndarje, do të përdoret një cmim mesatar. Sot cmimi mesatar i energjisë, përfshirë edhe energjinë që konsumohet nga bizneset, faturat e bukës dhe tensionin e lartë, është 9.53 lekë/kwh.


Cmimi mesatar i energjise elektrike


Ndërsa cmimi mesatar, të paktën ai i ofruar nga ministri në deklaratën e tij gjatë negociatave me FMN në SHBA, është ai mes 7.7 dhe 13.5 lekë, ose 10.6 lekë/kwh. Kjo pa përfshirë TVSH-në. Bashkë me TVSH-në,  cmimi mesatar mes dy fshave i një kilovati është 12.72 lekë/kwh. Por përvec, llogarive që bën qeveria, ka një studim të Bankës Botërore, e cila rekomandon një rritje me 15 deri 20 për qind të cmimit mesatar të energjisë. Kjo do të përkthehej në një cmim mesatar prej 12.19 lekë/kwh, ose 15.028 lekë/kwh për cdo kilovat.

 


Qeveria akoma nuk ka marrë një vendim, në fakt duhet të jetë e re ajo që do të firmosë rritjen apo jo të cmimit. Sidoqoftë, heqja e konfirmuar e fashës dhe zgjedhja e një cmimi mesatar do të thotë rritje e cmimit për ata që konsumojnë nën 300 kilovatë. Rritja zbutet disi deri në konsumin 600 kilovatë në muaj. Ndërsa të përfituar nga cmimi mesatar i energjisë janë familjet që konsumojnë mbi 600 kilovatë në muaj. Këta do të marrin në fund të muajit një faturë më të vogël se sa ajo qëpaguajnë aktualisht. Kryeministri dje nuk foli për cmim mesatar, por vetëm për heqjen e fashës 300 kilovatë. Në rast se nuk do të merrej një cmim mestar, por thjesht do të vazhdonte tarifimi me të njëjtat tarifa, atëherë diferenca e faturës do të ndikonte shumë te familjet që konsumojnë nën 300 kilovatë.


Në studimin e fundit të ERE-s janë mbi 60 për qind e familjeve që konsumojnë më pak se 300 kilovatë në muaj. Por sa do të paguajmë në rast se do të merrnim të mirëqenë vetëm heqjen e fashës dhe jo ndryshimin e cmimit? Një familje që konsumon sot 300 kilovatë dhe jo më shumë, faturohet sot me 7.7 lekë/kwh, ose 9.24 lekë/kwh bashkë me TVSH-në. Në total familja paguan 2772 lekë në muaj. Me aplikimin e cmimit 13.5 lekë, ose 16.2 lekë/kwh bashkë me TVSH, atëherë fatura do të ishte 4860 lekë në muaj. Pra 2088 lekë më shumë./ Gazeta Panorama


Më të lexuarat