Secondary Adv

Shtate kredimarres te medhenj shkojne ne falimentim

Shtatë kompani të mëdha do të shkojnë drejt procesit të falimentimit për shkak të mos shlyerjes së kredive të marra në banka.

 

Të ndodhur në listën e 35 kredimarrësve më të mëdhenj me kredi me probleme, këto 7 kompani nuk arritën të kaloni procesin e ristrukturimit të tyre, ndërsa 10 të tjera kanë dalë përfundimisht nga lista e kuqe me kredi të këqija, një ndër to edhe ARMO. Si pasoje e rimëkëmbjes së kompanive të mëdha me kredi dhe fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave është ulur niveli i kredive me probleme duke arritur në prill ne 16.5%. Për 7 kompani të mëdha në listën e 35 kredimarrësve të këqij do të nisin procesin e falimentimit pasi ato nuk kanë mundur të kalojnë procesin e ristrukturimit financiar.


Ekspertët e Bankës së Shqipërisë shpjeguan se pas masave të marra lista është reduktuar në 25 kompani me kredi të këqij, ku 21 prej tyre kanë arritur të të rimëkëmben sikurse është kompania ARMO e cila bëhet me dije se ka dalë nga lista e zezë. Banka e Shqipërisë në prezantimin e raportit vjetor bën të ditur se 10 prej kompanive të mëdha nuk kanë më vonesa në pagesën e kredisë duke dalë përfundimisht nga lista e bizneseve me probleme. Sipërmarrësit e mëdhenj përbënin 60% të totalit të kredisë me probleme në vend dhe ristrukturimi i është një faktor kryesor që ka sjellë edhe uljen e nivelit të kredive me probleme.


Procesi ristruktimit vlerësohet nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë si mjaft kompleks duke përfshirë zgjatje të afateve për kthimin e huasë apo duke detyruar bankat të marrin në pronësi asetet e kompanive duke i dhënë më pas me qira për të mbuluar humbjen. Në fund të 2016 ky nivel qëndroi në 18% në prill të vitit 2017 ky nivel arriti në 16.6%, ndërsa vlerësohet prej ekspertëve të bankës se ky nivel ka pësuar një tjetër rënie gjatë majit.


Në dhjetor 2016 kredia me probleme arriti në 109.7 mld lekë një rritje me 2.95 mld lekë nga 2015-a. Vlerësohet se kredia në valutë ka peshën më të madhe të totalit. Ndikim në uljen e nivelit të kredive me probleme ishte edhe  fshirja e kredive nga kontabiliteti të 14.6 mld lekëve për vitin 2016 dhe 26.7 mld lekësh për vitin 2015.


Më të lexuarat