Secondary Adv

Bashkia e Durresit hap tenderin per kadastren dixhitale, 14 000 tituj pronesie me probleme

Bashkia e Durrësit ka hapur dje një tender me vlere 22 milionë lekë për dixhitalizimin e të dhënave gjeohapsinore të titujve të pronësisë dhe bizneseve të bashkisë Durrës. Afati për dorëzimin e ofertave do të jetë deri me 20 korrik  të këtij viti sipas njoftimin në Agjencinë e Prokurimit  Publik. Kjo do të shërbejë më pas edhe si bazë për mbledhjen e taksës së pronës.


Nisur nga vlerësimi që ka bërë sektori përkatës i Bashkisë Durrës për ekzistencën e të dhënave gjeohapsinore për të gjithë zonën që ka në administrim, vlerëson si shumë të rëndësishme realizimin e një bazë të dhënash sipas standarteve të NSDI (Infrastruktura Kombëtare e të Dhënave Gjeohapësinore) për titujt e pronësisë dhe bizneset e ndodhura në zonën e administruar nga Bashkia Durrës, thuhet në dokumentet e tenderit.


Bashkia e Durrësit thotë se ka nevojë për informacion gjeografik të saktë dhe të përditësuar në lidhje me vendndodhjen e saktë të objekteve ose parcelave si dhe individët të cilën gëzojnë ose pretendojnë të jenë pronare të këtyre titujve pronësie. “Ky informacion i domosdoshëm për përmbushjen e detyrave të Bashkisë gjenerohet kryesisht nga administrata e Bashkisë dhe njësite administrativë nën varësi të saj, si dhe nga institucione të tjera Kombëtare ose lokale të specializuara ne prodhimin dhe menaxhimin e këtij informacioni. Shpesh këto institucione punojnë në mënyre manuale gjë që bën të vështirë transparencën dhe vendim-marrjen.  Ky informacion aktualisht përbehet nga të dhëna alfa numerike si dhe të dhëna grafike. Në të dyja rastet informacioni është i lidhur ngushte me  pozicionin gjeografik.”, sqarohet në të dhënat e projektit.


Bashkia thotë se, aktualisht ky informacion disponohet në formate të ndryshme të pa standardizuar dhe shpesh herë nuk përfshin aspektin gjeografik. Nisur nga nevoja për organizimin, standardizim dhe publikimin e këtij informacioni gjeohapësinor në përputhje me Ligjin Nr. 72/2012, ky projekt synon mbledhjen, përgatitjen, ruajtjen dhe përditësimin e këtij informacioni në Gjeoportalin Lokal të Bashkisë sipas standardeve teknike dhe funksionale të parashikuara në këto legjislacione. Janë mbi 14000 tituj pronësie që kanë problematike me regjistrimin e A.M.T.P. (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi)si rrjedhoje edhe e mungesës ose pasaktësisë së të dhënave ose formatit te tyre të papërshtatshëm, thuhet në dokumentacionin e garës.


Projekti edhe për Tiranën
Dixhitalizimi i pronave dhe krijimi kadastrës është një projekt që duhet të niste në Tiranë që vitin e kaluar me qëllim vendosjen e një bazë të saktë te të dhënave të pronësisë me qëllimin vënien e një takse të re për pronat. Reformimi i taksës së pronave ishte një kushte që qeveria shqiptare nuk e përmbushi dot me marrëveshjen e kaluar që kishte me Fondin Monetar Ndërkombëtar.


Më të lexuarat