![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Bashkia e Durresit hap tenderin per kadastren dixhitale, 14 000 tituj pronesie me probleme
Bashkia e Durrësit ka hapur dje një tender me vlere 22 milionë lekë për dixhitalizimin e të dhënave gjeohapsinore të titujve të pronësisë dhe bizneseve të bashkisë Durrës. Afati për dorëzimin e ofertave do të jetë deri me 20 korrik të këtij viti sipas njoftimin në Agjencinë e Prokurimit Publik. Kjo do të shërbejë më pas edhe si bazë për mbledhjen e taksës së pronës.
Nisur nga vlerësimi që ka bërë sektori përkatës i Bashkisë Durrës për ekzistencën e të dhënave gjeohapsinore për të gjithë zonën që ka në administrim, vlerëson si shumë të rëndësishme realizimin e një bazë të dhënash sipas standarteve të NSDI (Infrastruktura Kombëtare e të Dhënave Gjeohapësinore) për titujt e pronësisë dhe bizneset e ndodhura në zonën e administruar nga Bashkia Durrës, thuhet në dokumentet e tenderit.
Bashkia e Durrësit thotë se ka nevojë për informacion gjeografik të saktë dhe të përditësuar në lidhje me vendndodhjen e saktë të objekteve ose parcelave si dhe individët të cilën gëzojnë ose pretendojnë të jenë pronare të këtyre titujve pronësie. “Ky informacion i domosdoshëm për përmbushjen e detyrave të Bashkisë gjenerohet kryesisht nga administrata e Bashkisë dhe njësite administrativë nën varësi të saj, si dhe nga institucione të tjera Kombëtare ose lokale të specializuara ne prodhimin dhe menaxhimin e këtij informacioni. Shpesh këto institucione punojnë në mënyre manuale gjë që bën të vështirë transparencën dhe vendim-marrjen. Ky informacion aktualisht përbehet nga të dhëna alfa numerike si dhe të dhëna grafike. Në të dyja rastet informacioni është i lidhur ngushte me pozicionin gjeografik.”, sqarohet në të dhënat e projektit.
Bashkia thotë se, aktualisht ky informacion disponohet në formate të ndryshme të pa standardizuar dhe shpesh herë nuk përfshin aspektin gjeografik. Nisur nga nevoja për organizimin, standardizim dhe publikimin e këtij informacioni gjeohapësinor në përputhje me Ligjin Nr. 72/2012, ky projekt synon mbledhjen, përgatitjen, ruajtjen dhe përditësimin e këtij informacioni në Gjeoportalin Lokal të Bashkisë sipas standardeve teknike dhe funksionale të parashikuara në këto legjislacione. Janë mbi 14000 tituj pronësie që kanë problematike me regjistrimin e A.M.T.P. (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi)si rrjedhoje edhe e mungesës ose pasaktësisë së të dhënave ose formatit te tyre të papërshtatshëm, thuhet në dokumentacionin e garës.
Projekti edhe për Tiranën
Dixhitalizimi i pronave dhe krijimi kadastrës është një projekt që duhet të niste në Tiranë që vitin e kaluar me qëllim vendosjen e një bazë të saktë te të dhënave të pronësisë me qëllimin vënien e një takse të re për pronat. Reformimi i taksës së pronave ishte një kushte që qeveria shqiptare nuk e përmbushi dot me marrëveshjen e kaluar që kishte me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)