Secondary Adv

Bashkia e Tiranes shpall sot gjendjen e emergjences per shkak te temperaturave të larta

Në orën 14:00, kryebashkiaku Erion Veliaj ka thirrur mbledhjen e Task-Forcës për emergjencën natyrore pasi prej disa ditësh vendi po përballet me valën e të nxehtit afrikan.


Gjatë kësaj mbledhje do të diskutophet për problemin e mungesës së ujit të shkaktuar nga thatësira ekstreme.  Ndërkohë ditën e nesërme, sipas meteorologëve, temperaturat do arrijnë  kufirin ekstrem prej 41 gradë celsius.

 

Nesër 41 gradë celsius, evitoni daljet në orët e mesditës
Dita e nesërme pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat do të marrin vlera deri në 40 apo 41 gradë C.Temperaturat më të larta do të kenë zonat qendrore dhe ato jugore. Ora 14:00 dhe 15:00, do të shënojnë pikun e temperaturave, dhe këshillohet të evitohet dalja në këtë orar, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Dita e premte do të karakterizohet nga temperatura thuajse të njëjta me ditën e nesërme, ndërsa dita e shtunë pritet të sjellë një ulje të lehtë me dy apo tre gradë C. Të dielën kemi spostimin e masave ajrore të nxehta drejt Greqisë, e për pasojë temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme me 10 gradë C, kub nuk priten vlera më të larta se 31 apo 32 gradë C. Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë javës së parë të korrikut, ndërsa pritet që i nxehti afrikanë të rikthehet në vendin tonë nga data 8 korrik.


Më të lexuarat