Secondary Adv

Raporti per Mjedisin: Tirana qyteti me i ndotur, ja rrethet e tjera problematike

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Julian Beqiri ka prezantuar sot Gjendjen e Mjedisit 2016 për Shqipërinë.


Ai tha se buxheti i këtij institucioni nga 2014 ne 2017 ka ardhur në rënie të ndjeshme me gati përgjysmimin e tij, por pavarësisht buxhetit, monitorimi gjatë këtyre viteve sipas treguesve të performancës ka qenë në rritje të ndjeshme në çdo komponent. Nga raporti, sipas Beqirit, Tirana rezulton qyteti më i ndotur në vend. “Fier, Lushnje, Lezhe 3 qytete në rang vendi potencialisht të ndotura, AKM ka dhënë edhe rekomandimet përkatëse. Grimca e pluhurit problematike. Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi. Shfaqet problematik edhe Korça (vetëm periudhe dimri, shkaku ngrohja me dru zjarri)”, deklaroi Beqiri.


Po kështu problem është edhe ndotja akustike. “Pas cilësisë së ajrit, zhurmat janë niveli i 2-të i riskut për shëndetin publik. Tirana më problematikja; ditën 17.23% më lartë se norma e lejuar, natën 24.91% më lart se norma e lejuar”, tha më tej Beqiri. Në lidhje me ujërat, kreu i AKM tha se ka përmirësim të dukshëm, por ka ende problematika. “Detet kanë përmirësim të dukshëm edhe pse 5 pika ende janë problematike. Problem është ende mungesa e informimit dhe infrastrukturës nga pushteti vendor. Lumenjtë dhe liqenet nuk kanë ndryshim nga 2015. Bashkitë kanë ende një punë të dobët, pavarësisht ndarjes së re territoriale, në drejtim të ndotjes e menaxhimit të mbetjeve”, tha ai.


Sipas Beqirit, ka tregues sinjifikativë të pjellorisë së tokës. Një çështje tjetër e evidentuar në raportin e AKM-së ishte edhe zhdukja e 15 tipeve drunore në rrezik zhdukje. “Moratoriumi do të sjelle padyshim një ripërtëritje të mbulesës së tokës. AKM ka rekomandime të plota për çdo aktor për përmirësimin e gjendjes në mjedis në 360 gradë”, tha Beqiri.


Më të lexuarat