Secondary Adv
ACP
Njoftohuni me të rejat më të fundit rreth projekteve, kompanive dhe lajmeve në Shqipëri!

Koncesionet e hidrocentraleve, 2 ne Grabove dhe nje ne Mat

Ministria e Energjitikës ka shpallur fituesit për dhënien me konçesion të tre hidrocentraleve të vegjël. Dy prej tyre do të ndërtohen në Grabovë dhe i treti në lumin e Luses, në mat.

 

Hidrocentrali “Grabova 1” do të ndërtohet nga një bashkim i përkohshëm i tre shoqërive dhe konçesioni është 35-vjecar. Fuqia e instaluar është 14 mijë e 900 kilowat dhe investimi i kalon 2.3 miliardë lekë, pa TVSH. Kontrata është e tipit “ndërtim, operim dhe trasnferim”. Hidrocentrali “Grabova 2” do të ndërtohet nga një tjetër bashkim kompanish. Fuqia e instaluar, e përcaktuar me prurjet është llogaritur 8.100 KW dhe i gjithë investimi privat është rreth 1.5 miliard lekë pa TVSH. Pas 35 vitesh vepra i kalon shtetit. Edhe konçesioni i tretë, ai në lumin Luse të Matit është 35-vejçar. Ai do të ndërtohet gjithashtu nga një konsorcium dhe fuqia e instaluar është 6.380 KW. Punimet do të zgjasin 18 muaj dhe investimi është 621 milionë lekë, pa TVSH. Në të treja rastet, kompanive i jepet 60 ditë kohë nga marrja e njoftmit të fituesit për të negociuar kontratën.

 

Hidrocentrali “Grabova 1”
Fitues  “GR Albania” SH.P.K., “Agna” Sh.A. dhe “Alb - Star” SH.P.K.;
Fuqia e instaluar 14.900 KW;
Zbatimi i punimeve 24 muaj;
Vlera e investimit 2.3 mld lekë, pa TVSH;
Konçesioni 35 vjet.

 

Hidrocentrali “Grabova 2”
Fitues “Vëllezërit Hysa” SH.P.K. dhe “Hydropower” SH.P.K.;
Fuqia e instaluar 8.100 KW;
Zbatimi i punimeve 24 muaj;
Vlera e investimit 1.48 mld lekë pa TVSH;
Konçesioni 35 vjet.

 

Hidrocentrali “Lusa”
Fitues “Idrol Energy” SH.P.K. dhe “Scotta” S.P.A.;
Fuqia e instaluar 6.380 KW;
Zbatimi i punimeve 18 muaj;
Vlera e investimit 621 mln lekë, pa TVSH;
Konçesioni 35 vjet.

Me te lexuarat