Secondary Adv

Plan i madh investimesh, Rama: 200 mije vende te reja pune gjate 4 viteve

Gjatë prezantimit të programit të ri qeverisës, kryeministri Rama foli për investimet në shkolla, spitale dhe rrugë. Kreu kabinetit qeveritar foli për një program të madh investimesh për infrastrukturën rrugore, por nuk la jashtë vëmendjes edhe punësimin ku u shpreh se vetëm gjatë 4 viteve të ardhshme do të hapen rreth 200 mijë vende pune.


“E kemi në dore të reformojmë qeverisjen dhe sistemin e degraduar të shërbimeve. Ne do të shtyjmë fort një vizion me një plan të qartë për qeverisjen e duhur. Të rimëkëmbim çdo shollë ekzistuese çdo spital, çdo rrugë kombëtarë. Program i madh investimesh për infrastrukturën rrugore, si dhe do hapen shumë vende të reja pune” Në këtë prezantim, Rama u shpreh se aktiviteti i biznesit do të hyjë në një faze të re, duke pastruar siç  tha ai grabitqarët, me qëllim vendosjen e marrëdhënies së shteti me biznesin.


“Aktiviteti me biznesin do të hyjë në një fazë te re bashkëpunimi me sipërmarrjen, për të pastruar grabitqarët për të përmirësuar marrëdhënien e shtetit me biznesin. Lufta kundër informaliteti do të hyjë në një fazë të re që në nisje të kësaj qeverie dhe do të vazhdojë pa ndërprerje gjatë katër viteve të ardhshme. Do të rrisim volumin e investimeve, duke ulur borxhin. Synojmë rritjen ekonomike në5 për qind. Gjatë 4 viteve do të hapen 200 mije vende pune do të rritim rrogat dhe pensionet në harkun e 4 viteve, si dhe  do te rrisim eksportet bujqësorë.”


Rama gjithashtu ka folur edhe angazhimin me pushtetin vendor për të përmbyllur një herë e mirë çështjet e pronësisë
“Do të angazhohemi me pushtetin vendor për të mbyllur përfundimisht kapitujt për titujt e pronësisë mbi token bujqësore”, u shpreh Rama. Më tej kryeministri foli edhe për turizmin në Shqipëri duke thënë se një erë e re vjen në këtë sektor. “Sezoni turistik do të sjellë një erë të re në Shqipëri, pastërti shërbime shëndetësore shembullore. Shqipëria mund të jetë një treg i vogël por nuk ka arsye për të mos qenë një vend i sigurt”, përfundoi Rama.
Kryeministri Rama prezanton në seancën plenare programin qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në fillim Rama u shpreh se “ gjatë këtyre katër viteve do të vijmë me qëllime të mëdha në programin tonë qeverisës, ndaj jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona. Nuk ka ka arsye për të vazhduar avazin e vjetër. Ne do të synojmë të jemi sot e katër vite forca e shembullit, e di që nuk është e lehtë ta thuash dhe ta bësh”


Sa i takon qëndrimit të shumicës ndaj opozitës, Rama shprehet se nuk jemi kundërshtarë ju jeni konkurrentë
“Edhe diçka tjetër doli vetiu, ju nuk jeni kundërshtarë ju jeni konkurrentë, kemi ardhur të luftojmë me idetë dhe politikat tuaja. Të jemi me ju në një garë me gjakra të ndezur. Në këtë pikë vlen të përmendet një tjetër mësim. Më 25 qershori provoi edhe një herë se në Shqipëri nuk fiton kush i fryn më shumë zjarrit të konfliktit, kush abuzon dhe kush shan më shumë tjetrin. Gjithçka që bëjmë le ta bëjmë për fëmijë tanë. Nuk duhet të harrojmë se ajo që bëjmë e bëjmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ata ushqehen vishen kanë nevojë për kukulla.  Miliona borxhe kemi trashëguar në 2013. Një borxh I madh ishte borxhi ndaj bebeve. Edhe gjatë mandatit tonë të pare ky detyrim nuk është përmbushur plotësisht ju kërkoj ndjesë prindërve dhe fëmijëve që nuk kanë marrë në kohë çekun e tyre po marrin masa që këto vonesa dhe moskrrektesa të mos jenë më.


Gjatë prezantimit të programit, Rama u ndal edhe tek çeku i bebes dhe paga e mësuesve.
“Për çdo familje me më shumë se tre ose fëmijë, fëmijës së tretë librat i japim falas. Për familjet me shumë fëmijë kemi planifikuar edhe një bonus mujor. Ndjesë për çdo familje që ende nuk ka marr çekun e bebes. Do ta rritim çdo vit fondin e bebes. Mësuesit do të ndjejnë mbështetjen e qeverise, pagat e mësuesve janë rritur çdo vit, dhe do të rritet çdo vit të këtij mandati. Ne do ti mbështesim mësuesit për çdo lloj problemi që do kem gjatë dhënies së mësimit. U bëj thirrje sot kryetarëve të partive dhe deputetëve të këtij Kuvendi, që të rritemi dhe vetëdijesohemi për demin e madh qe i behën fëmijëve të këtij vendi nga mosbashkëjetesa  e denje në këtë Kuvend dhe agresiviteti i treguar. Të debatojmë me kujdes, me frymë bashkëpunimi për të mirët e të ardhmen e fëmijëve tanë.”


Më të lexuarat