![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Kriza e call center, fillon te rritet numri i te rinjve shqiptare te papune
Të rinjtë e papunë, nga mosha 15-29 vjeç shënuan rritje për herë të parë pas gati dy vitesh në tremujorin e dytë të vitit 2017, duke reflektuar ngadalësimin e aktivitetit të call center.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i të papunëve të moshës 15-29 vjeç në tremujorin e dytë 2017 ishte rreth 78.4 mijë (78,419), me një rritje prej gati 1% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Kjo është hera e parë që nga tremujori i katërt 2015, kur konstatohet rritje e numrit të të rinjve të papunë.
Tendenca e numrit të të rinjve të papunë ka qenë e kundërt me totalin, ku për popullsinë 15 vjeç e lart, të papunët në total ranë me gati 1%, duke arritur në 191.5 mijë. Ndërsa popullsia mbi 30 vjeç rezulton se e ka pasur më të lehtë të gjejë një punë, statistikat e fundit të INSTAT tregojnë se të rinjtë që mbarojnë shkollën po hasin në vështirësi që të sigurojnë vetë jetesën.
Kjo tendencë është në linjë me fillimin e rënies së kompanive call center, që deri tani kishin qenë burimi kryesor i punësimit të të rinjve, përfshirë edhe studentët, që ishin të tërhequr nga pagesat e larta dhe oraret fleksibël. Të dhënat e mëparshme të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruto, po për tremujorin e dytë 2017, konfirmuan se “Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime Administrative u shfaq me një rënie prej 2,31%, i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center”. Është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara, duke reflektuar goditjen që qeveria italiane i dha sektorit në Shqipëri, ne një përpjekje për të ndaluar eksodin e punës drejt Shqipërisë. Në Itali, në datën 1 prill 2017, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve joanëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.
Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Pas goditjes nga qeveria italiane, shumë kompani call center kanë mbijetuar pasi po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do t’u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave të shqiptarëve në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë). Shumë kompani call center tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë (por shumë shpejt edhe shqiptarët) dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla. Teksa një aktivitet i tillë mbart spekulime të larta mbetet e paqartë se për sa kohë do të vijojnë të mbijetojnë call center-at e kthyera në kambiste.
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)