Secondary Adv

Shkarkimet per Vjosen, Rama: Krimi mjedisor ndeshkohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me vendimin e ministri Fatmir Xhafaj për shkarkimin nga detyra të disa drejtuesve vendore të policisë në Qarkun e Gjirokastrës, të cilët lejuan një ndërtim pa leje në Vjosë.



“Shkarkimet në polici për krimin mbi Vjosë duhet të jenë vetëm fillimi dhe duhet të bëhen normë për çdo krim mjedisor”, thotë Rama. Për përgjegjësinë për lejimin e ndërtimit të paligjshëm në Vjosë, u shkarkua shefi i komisiariatit të Përmetit, Gazment Shehu, shefi i stacionit të policisë së Këlcyrës, Edmond Anxhara, u përjashtua specialisti i zonës Dashnor Jakupi, u dha  vërejteje me paralajmërim për zv.drejtorin e policisë së Gjirokastrës, Koço Dafa, dhe vërejtje për drejtorin e policisë së Qarkut, Lorenc Panganika. Ndërkohë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka referuar edhe materialet në prokurori për shpërdorim detyre për zyrtarët e policisë, Gazment Shehu, Edmond Anxhara dhe Dashnor Jakupi.


Më të lexuarat