![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Buxheti 2018, ulet fondi per rritje pagash e pensionesh, shtohen shpenzimet kapitale
Qeveria shqiptare pritet që të shpenzojë gjatë vitit 2018 rreth 497 miliardë lekë (rreth 3.7 miliardë euro) për pagat e punonjësve, pensione, shpenzimet administrative të përditshme, investime në rrugë, shkolla, rikonstruksione, mbështetje për pushtetin lokal, interesa borxhi e pagesa papunësia.
Sipas tabelave paraprake të draft buxhetit 2018, shpenzimet pritet të rriten me 5.8% në krahasim me pritshmërinë e këtij viti. Në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit, shpenzimet kapitale pritet të jenë 30.1% e PBB-së. Teksa e gjithë administrata është përfshirë në një proces të ethshëm ristrukturimi, nisur dhe nga riorganizimi i ministrive, buxheti nuk duket se do të arrijë të kursejë për të paguar punonjësit. Fondi i planifikuar për pagat është 65 miliardë lekë, me një rritje me 10.5% në krahasim me 2017-n. Kjo do të thotë që buxheti do të shpenzojë 6.1 miliardë lekë, ose rreth 45 milionë euro më shumë për punonjësit.
Në buxhetin afatmesëm, i cili është hartuar në fillim të 2017-s, përpara se qeveria e dalë pas zgjedhjeve të qershorit të deklaronte planet e saj të riorganizimit, fondi i parashikuar për paga për 2018-n ishte parashikuar të arrinte në 60.8 miliardë lekë, pra rreth 4.2 miliardë lekë më pak sesa u vendos aktualisht.
Në të kundërt, është ulur ndjeshëm fondi i planifikuar për politik atë reja pagash, nga 5.5 miliardë lekë në 2017-n, në vetëm 1 miliardë lekë në draft buxhetin 2018.
Në projektbuxhetin e mëparshëm afatmesëm, si fond për politika të reja pagash në vitin 2018 ishte parashikuar një shumë prej 7.2 miliardë lekësh.
Edhe fondi për politika të reja pensionesh është ulur në 1.8 miliardë lekë, nga 2.6 miliardë lekë në 2017-n dhe 3.1 miliardë lekë që ishte parashikuar në buxhetin fillestar afatmesëm (për 2018-n). Pas një periudhe, kur qeveria përfitoi nga rënia e interesave në treg, që e lehtësoi atë në pagesën e borxheve, shpenzimet për interesa pritet të rriten me 9.5% për të arritur në 41.5 miliardë lekë. Qeveria do e rrudhë dorën për shpenzimet operative të mirëmbajtjes, teksa ato do të rriten me 1.3% në 45.5 miliardë lekë.
Rritje e ndjeshme e shpenzimeve kapitale
Në linjë me ambicien për të filluar një program të madh investimesh, të financuar edhe përmes projekteve të partneritetit publik privat, shpenzimet kapitale pritet të kenë rritje të ndjeshme, sipas draft buxhetit 2018. Fondet për investime parashikohet të arrijnë në rreth 86 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16% në krahasim me pritshmëritë e 2017-s. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ato pritet të arrijnë në 5.2% të PBB-së, duke iu afruar nivele të larta të para në periudhën 2008-2010. Efekt në këtë rrije do kenë edhe shpenzimet për koncesionet aktuale që kanë nisur vitet e fundit. Pjesa më e madhe e financimit, rreth 62%, do të vijë nga burime të brendshme. Deficiti buxhetor pritet që të qëndrojë në 2% të prodhimit të brendshëm bruto, në nivele të njëjta me 2017-n.
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)