Secondary Adv

Koncesioni i shkollave, Bashkia hap proceduren per 4 objekte me vlere 1.57 mld leke

Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e dytë të prokurimit për ndërtimin e 4 shkollave përmes partneriteti publik privat, me një vlerë prej rreth 1.57 miliard lekë. Gara është e hapur për kompanitë vendase dhe të huaja, ndërkohë që operatorët e interesuar duhet të bëjnë projektimin e detajuar, zbatimin e ndërtimit, mobilimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e tyre.



Ndërkaq, sikurse është bërë e ditur edhe më herët, vlera do të mbulohet fillimisht nga koncesionari, ndërsa bashkia do bëjë shlyerjen e vlerës së investuar me këste për një periudhë kohore prej 7 vitesh nga  momenti  i dorëzimit të objektit. Gjithashtu është parashikuar rimbursim për vlerën në kohë të parasë, pra një marzh fitimi maksimalisht 6,28 % në vit për vlerën e mbetur.

Koncesionari do të përballojë me të ardhurat e veta të gjthë investimin për projektimin ndërtimin mobilimin paisjen me laboratore, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaudimin si dhe vënien në funksion të tyre. Ndërkohë që, objektet arsimore duhet të ndërtohen si dhe të jenë funksionale në një afat kohor prej 18 muaj nga data e lidhjes së kontratës.

Pas ndërtimit dhe vënies në funksion të objekteve arsimore , koncesionari do të duhet të mirëmbajë objektet për një periudhë 7-vjeçare. Bashkia do të ofrojë një sipërfaqe prej 27.042 metra katrorë, ku tre objekte arsimore janë vendosur në njësinë Administrative Nr.6 dhe një objekt arsimore në njësinë Administrative nr. 7.


Më të lexuarat