Secondary Adv

Tregu i banesave, BSH:Ulet cmimi i shitjes dhe i dhenies me qira

Tre muajt e fundit të këtij viti banesat janë shitur dhe janë dhënë me qira më lirë.Të dhënat janë publikuar në raportin e Bankës së Shqipërisë për Politikën Monetare. Sipas të dhënave konstatohet se çmimet e  shitjes së banesave dhe të qirasë kanë regjistruar rënie gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017.



Çmimi i shitjes së  banesave ka vijuar rënien për të tretin tremujor rresht, megjithëse me ritme më të ngadalta, krahasuar kjo me gjashtëmujorin e parë të vitit.  Banka e Shqipërisë konstaton se rënia e çmimit të banesave është 2.8%, në krahasim me rënien 5.9% dhe 11.5% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit. Një kthesë surprizuese sipas raportit është shënuar në çmimin e dhënies me qira të banesave.

 

Indeksi i qirasë, pas një periudhe rritjeje prej katër tremujorësh, u zvogëlua me 5.3% në tremujorin e tretë. Kjo tendencë në çmimin e banesave dhe të qirave lidhet me zhvillimet më të fundit në sektorin e ndërtimeve ku ka pasur një bum të dhënies së lejeve por edhe të ndërtimeve njëkohësisht. Sektori i ndërtimit  ka përshpejtuar ritme rritëse gjatë këtij tremujori duke kapur nivelin e 22.7%.

 

Aktiviteti ndërtues është ndikuar në masën më të madhe nga realizimi i punimeve inxhinierike, në një kohë që efekte pozitive kanë dhënë edhe kategoritë e ndërtimeve të reja dhe të rikonstruksioneve.  Ndërtimi pritet që të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë tremujorit të tretë e lidhur me  numrin e madh të lejeve të ndërtimit dhe rritjen e treguesit të besimit në ndërtim, ndërkohë që vazhdon edhe zbatimi i projekteve të investimeve.  Agjentët imobiliarë bëjnë me dije se gjatë këtij viti ka pasur brom kërkesash për blerje shtëpish sidomos në periferi të kryeqytetit.


Më të lexuarat