![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Tatimet, sekuestro per 18 mije biznese borxhlie, kush janë vip-at qe nuk paguajne
Drejtoria e tatimeve ka përditësuar listën e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve Administrata Tatimore, ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe ka filluar procedurën e mbledhjes me forcë të tyre.
Sipas tabelës së përditësuar deri në fund të muajit tetor, gjithsej janë 17,931 subjekte që kanë detyrime ndaj tatimeve. Pozitiv është fakti që lista e debitorëve ka filluar të ulet për herë të parë në vitet e fundit. Në krahasim me muajin gusht, lista është reduktuar me 609 biznese, të cilët rezultojnë të kenë paguar detyrimin. Sipas tatimeve, lista e debitorëve për të cilët është vendosur marrja e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë që u janë sekuesturar bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.
74 VIP-at nuk paguajnë
Ndërsa bizneset e tjera, në presionin e tatimeve, që u bllokojnë llogaritë, kanë nisur të paguajnë dhe numri i debitorëve është ulur, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me VIP-at. Në listën e borxhlinjve të tatimeve vijojnë të jenë, pa asnjë ndryshim nga disa muaj më parë, 74 biznese VIP (të regjistruar në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj). Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë kompani nga sektori i naftës dhe ndërtimit dhe janë përfshirë tashmë në një proces falimenti. Por ato do të jenë objekt i detyrimeve tatimore derisa sa gjykata e falimentit të marrë vendimin e likuidimit. Në listën e zezë të tatimeve janë emra të njohur të biznesit, si kompania e Përpunimit të Naftës, ARMO, Deveron Oil Albania, TEA Construksion, Çilotaj Group, Filanto, Petrolimpex, ERI Fruit, Transpetrol, Rrajca etj. Ndërkohë pjesë e Listës janë të gjitha kompanitë e Grupit “Taçi OIL” tashmë në falimentim. Lista dominohet me se shumti nga biznese të sektorit hidrokarbur, ku spikasin Rira, Anoil, Viloil, FIT-MEK-OIL, Globoil, Petrol impex, Transpetroli, Kuid, Taci Oil.
Tatimet bënë të ditur më herët se ndërsa borxhi tatimor total kap vlerën 147 miliardë lekë vetëm borxhi i ri tatimor nga 1 janari në fund shtator 2017 vlerësohet në 35 miliardë lekë kurse detyrimet e arkëtuara për të njëjtën periudhë janë në masën 15 miliardë lekë. “Duke marrë parasysh fshirjet e detyrimeve tatimore të zbatuara deri tani gjatë muajit tetor, shuma totale e borxhit zbret në 111.7 miliard lekë dhe duke zbritur këtu edhe 37.338.391 mijë lekë detyrime në proces shqyrtimi gjyqësor, kjo shumë zbret 74.4 miliard leke” pohojnë Tatimet. Aktualisht kompania me detyrimin më të lartë në tatimeve është OSHEE me 12 miliardë lekë. ARMO ka 9.5 miliardë lekë detyrime (nga 26 miliardë lekë në fund të 2016-s, pasi ka përfituar nga fshirja). I treti është KESH me 6.9 miliardë lekë. Më pas renditet IRTC (që menaxhon aktualisht ARMO) me 3.8 miliardë lekë.
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)