Secondary Adv

Bashkia hap tenderin 3-vjecar te pastrimit per zonen Tirana 1

Bashkia e Tiranës ka hapur procedurat e prokurimit për shërbimin e pastrimit të zonës “Tirana 1” për 3 vitet e ardhshme. Fondi limit për këtë kontratë arrin në gati 522 milionë lekë, ose rreth 174 milionë lekë në vit.


Kjo zonë shtrihet në të gjithë pjesën verilindore të kryeqytetit dhe përfshin segmente të rëndësishme si rruga e Dibrës, rruga Xhanfize Keko, rr. Kongresi i Manastirit, Siri Kodra, por edhe njësitë administrative Dajt, Zall Herr, Zall Dajt dhe Shëngjergj. Përmasat e kësaj zone mund të shihen edhe në hartën e mëposhtme, së bashku me pikat e grumbullimit të mbetjeve urbane.

Për shkak të rëndësisë së këtij tenderi dhe specifikave për operatorin fitues, ai është i hapur edhe për kompanitë e huaja, ndërsa dokumentet e tij janë të përkthyera në gjuhën angleze. Në shërbimet ditore që do të duhet të ofrojë operatori, ose bashkimi i operatorëve fitues, përfshihen detyra si: grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave çdo ditë për 745 kontenierë, 3 herë në javë për 102 kontenierë dhe 2 herë në javë për 51 kontenierë. Gjithashtu për 10 muaj të vitit parashikohet edhe larja e rrugëve 1 herë në ditë për 124 mijë metra katrorë, si edhe një larje e dytë në ditë për 108 mijë metra katrorë sipërfaqe.
Për ta bërë më të kuptueshme shifrat e mësipërme, sipërfaqja e kërkuar e rrugëve për t’u lartë në ditë është sa ajo e 32 fushave futbolli.


Edhe më sfiduese është sipërfaqja e rrugëve dhe trotuarëve që duhen fshirë me dorë në ditë nga punëtorët. Ajo kap 460 mijë metra katrorë dhe është më e madhe se sipërfaqja e Vatikanit. Për të realizuar punët e mësipërme, operatori duhet të ketë të paktën 13 makina transportuese të kapaciteteve të ndryshme; 1 makinë teknologjike për fshirjen e rrugëve dhe të paktën 2 autobote për larjen e rrugëve. Krahas kësaj, kushtet e tenderit specifikojnë edhe punësimin mesatar të të paktën 150 personave vitin e fundit, por edhe disponimin e 898 kontenierëve që do të vendosen në pikat e grumbullimit të mbetjeve urbane. Tenderi do të qëndrojë i hapur deri më datë 4 Janar 2018.SCAN


Më të lexuarat