Secondary Adv

Ligji i faljes, edhe nje shans i fundit per te perfituar, paguani detyrimet deri ne 31 dhjetor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar elektronikisht në sistemin E-Filing 365 tatimpagues, të cilët përfitojnë nga raundi i fundit i zbatimit të Ligjit të Faljes.


Administrata Tatimore rikujton se data 31 dhjetor 2017 është afati i fundit i kryerjes së pagesave të detyrimit principal të papaguar në mënyrë që këta tatimpagues të përfitojnë jo vetëm fshirjen e gjobave dhe interesave të regjistruara deri në datën e hyrjes së ligjit në fuqi, por njëkohësisht dhe heqjen e çdo mase administrative të ndërmarrë kundrejt tyre për mbledhjen e detyrimit me forcë.


Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime principali të papaguara për periudhën 2011-2014, të kryejnë sa më parë pagesën e këtij principali për të përfituar fshirjen/shuarjen e të gjithë detyrimeve të tjera për gjoba dhe interesa të papaguara. Tatimet kujtojnë se tatimpaguesit mund të konsultohen me legjislacionin tatimor lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja në Udhëzimin e Ministrisë së Financave i cili gjëndet i publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në rubrikën e Legjislacioni Tatimor.

 

Më herët tatimet njoftuan ka vijuar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin. Nga ky proces kanë përfituar 28,158 tatimpagues. Deri në 15 nëntor shuma e faljes është 16 miliardë lekë, apo 117 milionë euro.


Më të lexuarat