![Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves](images/news/borrell per msat ndaj ks.jpg)
Shqiptaret i bejne leket llac e tulla, Europa investon ne teknologji dhe shpikje
Që shqiptarët janë të dhënë pas ndërtimeve, kjo është e dukshme në çdo cep të vendit. Nga zonat urbane tek bregdeti, një sipërfaqe e madhe toke është betonizuar pas viteve ’90, nisur dhe nga nevojat e mëdha për strehim pas tranzicionit ekonomik. Pas një faze maturimi, ndërtimi ka rifilluar me ritme të vrullshme muajt e fundit, kryesisht në kryeqytet dhe bregdet.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ndërtimi, sidomos ai i banesave zënë pjesën e luanit të investimeve të brendshme, që është më e larta në rajon dhe Europë. Sipas INSTAT treguesi i formimit bruto të kapitalit fiks (investimet e brendshme materiale dhe jo materiale) përbëhet në 75% nga ndërtimi, 17% nga pajisjet dhe 8% nga të tjera (transport, bujqësi e kërkime minerare). Brenda ndërtimit, gati 60% shkon për banesa. Të dhënat e fundit i përkasin vitit 2015, por nuk ka ndonjë ndryshim të madh në krahasim me 10 vjet më parë, kur ndërtimi zinte 80% të invesimeve të brendshme në ekonomi.
Formimi bruto i kapitalit fiks është pjesë e shpenzimeve të prodhimit të brendshëm bruto dhe tregon se sa nga vlera e shtuar në ekonomi investohet sesa konsumohet. Shqipëria i bën pjesën më të madhe të parave llaç e tulla, një investim që mund të ndikojë në afatin e shkurtër në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë (Shqipëria vijon të mbetet një ndër shtetet me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe Europë).
Europa i përdor paratë krejt ndryshe në krahasim me Shqipërinë. Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2016, investimet e brendshme shkojnë 48% për ndërtim. Pjesa tjetër përdoret në investime në teknologji e shpikje, që rrisin produktivitetin, përkatësisht 31% në pajisje dhe 17% në pronësi intelektuale.
Sipas te dhenave te perpunuara nga Monitor nga institutet statistikore tw rajonit, edhe në Maqedoni, ndërtimi merr rreth 63% të investimeve, ndërsa pajisjet e makineritë rreth 30%, sa dyfishi i Shqipërisë. Maqedonia është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri.
Në Mal të Zi dhe Serbi, ndërtimi zë rreth gjysmën e investimeve të brendshme, ndërsa pajisjet e makineritë zënë përkatësisht 37% n Mal të Zi dhe 48% në Serbi. Kanalizimi i fondeve të lira kryesisht në banesa ka bërë që vendi ynë të ketë peshën më të lartë të ndërtimit në prodhimin e brendshëm bruto në Europë. Me gati 11% të PBB-së, ndërtimi qëndron gati 3 pikë përqindje më lart nga ndjekësi më i afërt, që është Maqedonia. Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja kanë qenë më të frenuar në zhvillimin e këtij sektori, që zë mesatarisht 4-6% të PBB-së. Në vendet e Bashkimit Europian, ndërtimi, i maturuar prej vitesh, zë rreth 5.3% të PBB-së.
Formimi i bruto kapitalit fiks (FBKF), përbëhet nga investimet e prodhuesve vendas dhe blerjet minus shitjet, të aseteve fikse gjatë një periudhe të caktuar. Ajo gjithashtu përfshin shtesa të caktuara për vlerën e aseteve jo-prodhuese të realizuara nga aktiviteti prodhues apo njësitë institucionale. Asetet fikse janë asete të prekshme apo të paprekshme të përdorura në prodhim për më shumë se një vit (INSTAT).
Më të lexuarat
![Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves](images/news/borrell per msat ndaj ks.jpg)
![Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023 Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023](images/news/rekord nga taksat bashkite me 2023.jpeg)
![OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza](images/news/ligjet e luftes shkelje okb.jpg)
![Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese](images/news/vala e te nxehtit ne amerike pritet.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/artikulll revista elle.jpeg)
![Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19 Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19](images/news/padia per fizer nga us.jpg)
![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)
![Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s](images/news/ura e bilcesss punimettt.jpg)
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)