Secondary Adv

Ahmetaj: Bizneset e medha deklarojne paga qesharake per punonjesit

Beteja me papunësinë është prioritet i qeverisë. Kështu është shprehur ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një konferencë për “Politikat në mjediset e punës”.



“Nga nje skanim qe kemi bere me kryeministrin Edi Rama i zyrës së tatimpaguesve kemi gjetje sa qesharake dhe tragjike, biznese të mëdha që janë kampionë të ekonomisë kanë 42 % të punësuarve nën 300 mijë lekë (të vjetra), kompani të mëdha që deklarojnë ekonomistin me 270 mijë lekë (të vjetra) në muaj, inxhinierin po ashtu, kjo është e papranueshme keto dosje janë skanuar”, tha Ahmetaj, duke paralajmëuar aksionin për informalitetin në tregun e punës.

 

Ministri tha se në 4 vite janë hapur 260 mijë vende pune, ndërsa në zyrat e punës janë 36 mijë vende të lira pune. Megjithatë sipas ministrit, duhet kualifikimi i duhur për vendet e lira të punës. “Të gjitha statistikat pozitive në Shqipëri është bërë e modës të debatohen, por ekonomia është reflektim për zhvillimet. Zhvillimet pozitive nuk janë thjesht statistika, por reale. Raportet janë reale dhe nuk janë numra. 4 vitet e fundit shifrat e punësimit janë inkurajuese. 260 mijë vende pune në 4 vite. Rritja e punësimit është rritur në 61 %. Vendet e punës janë të reja dhe të formalizuara. Kemi marrë angazhimin që papunësia të zbresë në nivel 1 shifror që nuk është pak. Sfida që kemi është së pari kualiteti dhe kualifikimi i fuqisë punëtore. Janë 36 mijë vende të liria pune për 10 mujorin e vitit 2017. Sipërmarrja kërkon kualifikimin e duhur. Beteja me papunësinë është prioritet i qeverisë”– tha Ahmetaj. Për rritjen ekonomike, ministri tha se vitin e ardhshëm do jetë 4,2%. Ministri nuk la pa përmendur edhe aksionin antiinformalitet, i cili po vijon dhe sipas ministrit, nuk ka kosto shtesë për biznesin e vogël. Ministri Ahmëtaj tha në fund se politikat fiskale kanë rritur investimet./Monitor


Më të lexuarat