Secondary Adv

Kompania italiane fiton tenderin 1 mln euro per dixhitalizmin e sherbimeve lokale shqiptare

Kosorciumi italian i Enteve Publike për sistemin informativ,  CSI Piemonte, është fituesi i tenderit prej 1 milionë euro për dixhitalizimin e  shërbimeve publike ndaj qytetarëve shqiptarë.


I financuar nga Programi për Zhvillimi i OK, ky projekt  ka si objektiv të mbështes reformën administrative territoriale e nisur në Shqipëri më vitin 2014 e që ka reduktuar numrin e Bashkive nga 373 në 61. CSI Piemonte në bashkëpunim me 3 shoqëri shqiptare duhet të realizoj në 24 muajt e ardhshëm sistemin  informativ për 40 shërbime administrative lokale në 51 bashki nga 61 që është numri i tyre i përgjithshëm.


CSI Piemonte me një eksperiencë prej më shumë se 40 vitesh në këtë sektor operon në Shqipëri prej vitit 2006. “Gjatë viteve CSI Piemonte ka konsoliduar aktivitetin e saj në Shqipëri, është shrpehur për mediat italiane  Presidenti i kësaj kompanie Claudio Artusi, me objektiv forcimin e bashkëpunimit mes sistemit piemontez përfaqësuar nga institucionet kryesore shtetërore e shoqërive private me realitetin e ndryshëm publik e privat shqiptar.”


Më 2012 CSI Piemonte në bashkëpunim me kompani shqiptare e me financim të Bankës Botërore ka realizuar projekte për Minsitrinë Shqiptarë të Drejtësisë, Ministrinë e Ambientit dhe për agjensinë “Immovable Property Registration Office”. Gjithashtu së fundmi në bashkë financimin me Shpërndarësin Kombëtar të Energjisë Elektrike e Ministrinë e Brendshme ka nisur koordinuar punën e realizmit të një sistemi informatik me të dhëna gjeografike e demografike të qytetarëve në përputhje me adresat përkatëse të rezidencës së tyre.


Më të lexuarat