![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
Permbytjet, 10-50 mije leke te reja shperblim per ushtaraket e policet, gati listat e emrave
2917 punonjës të Forcave të Armatosura si dhe 330 punonjës të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe të reparteve të FNSH-së do të marrin shpërblim për angazhimin në situatën emergjente të krijuar në disa zona të vendit nga përmbytjet.
Ministria e Financave ka bërë gati vendimin për të akorduar fondin prej 63 290 000 lekë për këto kategori punonjësish. Lajmi u konfirmua pak ditë më parë gjatë ceremonive festive me rastin e 105-vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare nga vetë kryeministri Rama. Ndërsa pritet që vendimi të botohet në Fletoren Zyrtare dhe të jepet për punonjësit. Masa e shpërblimit llogaritet të jetë nga 20 mijë lekë të reja deri në 50 mijë lekë. Kështu, sipas ndarjes së bërë në këtë vendim, 298 punonjësve nga Forcat e Armatosura do t’u ndahet shuma 14 900 000 lekë, që do të thotë se për çdo punonjës do të ketë nga 50 mijë lekë të reja shpërblim. Rreth 1560 punonjës nga Forcat e Armatosura do të ndajnë shumën 31 200 000 lekë, përcaktuar nga Ministria e Financave dhe ajo e Mbrojtjes, që do të thotë se do të marrin nga 20 mijë lekë të reja secili.
Ndërsa pjesa prej 1059 punonjës nga Forcat e Armatosura ndajnë shumën 10 590 000 lekë e secili do të marrë nga 10 mijë lekë shpërblim. Ndërkohë, po sipas këtij vendimi, shpërblimi i punonjësve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit të bëhet do të jetë për rreth 330 veta, në masën 20 000 lekë/punonjës. Për repartin special RENEA dhe repartet e FNSH-ve Tiranë, Fier dhe Shkodër do të shpërblehen 70 punonjës, 60 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, po ashtu do të marrin këtë masë shpërblimi. Po 20 mijë lekë të reja do të marrin edhe 30 punonjës të Policisë Durrës, 30 punonjës të Policisë Tiranë, 70 punonjës të Policisë Vlorë, si dhe 70 punonjës të Drejtorisë Vendore të Kufirit, Migracionit Vlorë dhe repartit “Delta Force”.
Listat përkatëse me emrat e punonjësve të strukturave të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit dhe masat e shpërblimit të miratohen përkatësisht nga ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Brendshëm. Shtesa e fondit prej 63 290 000 lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe ngarkohen me vendim ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama lajmëroi edhe rritje të konsiderueshme pagash për ushtarakët në vitin 2019.
Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin “Faleminderit Forca të Armatosura”, organizuar në garnizonin “Skënderbej”, në Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri iu drejtua ushtarakëve me fjalët: “Krahasuar me kolegët e tjerë, pagat tuaja janë të ulëta dhe pavarësisht nivelit të lartë profesional dhe dijes patriotike që ju mishëroni, ne nuk kemi arritur dot t’ju shpërblejmë ashtu siç e meritoni. Dhe ne nuk kemi arritur të mbyllim hendekun mes jush dhe Policisë së Shtetit, i cili kurrë nuk mund të arrijë deri aty ku ju e meritoni”. Rama u shpreh se, “qeveria do të vendosë në radhë të parë një shpërblim si shprehje mirënjohjeje për të gjithë ata që u përfshinë në operacionin fantastik, që shteti përballoi si shprehje e rëndësishme”.
Më të lexuarat
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)