![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
KKT: Jep 11 leje per projekte te reja nga hidrocentralet deri te ndertesat
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (KKT) ka marrë disa vendime të reja lidhur me lejet e reja për ndërtimin e HEC-eve, shtëpitë zëvendësuese për sistemimin e familjeve të prekura nga ndërtimi i HEC-et, antenave për kompanitë telefonike, Objekt polifunksional, karburante, Komplekse për projektin e gazsjellësit etj.
Këto vendimi do japin dritën jeshile jo vetëm për projekte të reja por edhe shumë vende të reja pune. Vendimet e Agjencisë së Planifikimit të Territorit:
-Për miratimin e ndryshimit të tretë në Planin Kombëtar Sektorial për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
-Për miratimin e ndryshimit të tretë të Lejes Zhvillimore Komplekse për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i impjantit 110 kV i Nënstacionit Laç 2 dhe Rikonstruksioni i Linjës TL 110 kV, Laç 1 – Laç 2”, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i nënstacionit të Komanit 400 kv”, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Shtëpitë zëvendësuese për sistemimin e familjeve të prekura nga ndërtimi i Hec Moglicës, Bashkia Maliq”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Devoll Hydropoëer” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Jetoni”, në përroin e Tuçepit, degë e lumit Drin i Zi”, Bashkia -Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gerti” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Mireshi”, në përroin e Mireshit, degë e lumit Drin i Zi”, Bashkia -Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gerti” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Telekom Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 5 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Vodafone Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 7 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Telekom Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 4 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.
-Leje Zhvillimi për objektin “Eyes of Tirana”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.
-Leje Zhvillimi për objektin: “New Building”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Arben Xhaferri dhe subjekt ndërtues “Shushica” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt polifunksional Berat Trade, Bashkia Berat”, me subjekt zhvillues “Berat Trade” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Hyrja Qendrore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore Nënë Tereza (QSUT).
-Leje për shtyrjen e afatit dhe miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 1, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, Rruga e Durrësit”, me zhvillues Arba Merkoçi dhe subjekt ndërtues shoqërinë “2T” sh.p.k.
-Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Pikë shitje me pakicë të karburanteve dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në rrugën nacionale Tiranë-Durrës, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 10.11.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar.
Më të lexuarat
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)