Nenkontraktoret e Bypass-eve ne Fier e Vlore kercenojne me greva
Pas protestës së tretë për pagesat e praprambetura për punët e kryera në ndërtimin e Bypass-eve Fier e Vlorë, punonjësit e 55 kompanive nënkontraktore kërcënuan me grevë urie nëse nuk marrin zgjidhje.
Punonjës: “Është kategorike. Le të na pushkatojnë, të na varin. Të bëjë si të dojë ai me fuqi, forcë e takne, le të vijë me çfarë të dojë ai, nuk ka për të na mposhtur.”
Këtë herë ata bllokuan për disa minuta aksin rrugor Fier Lushnje nga ky ripërsëritën kërkesën për njohjen e borxheve që u ka kompania italiane Serenisima që braktisi punimet
Punonjës: “Ne nuk jemi tek lëmosha, jemi tek puna dhe jemi njerëz të punës. Dhe si njerëz të punës duhet të na respektojnë se nga taksat tona hajnë të gjithë.”
Përfaqësuesi e 55 kompanive nënkontraktore që thonë se kanë mijëra punëtorë thonë se nuk do të vijojnë protestat dhe nuk do të lejojnë asnjë kompani tjetër të vijojë punimet tashmë të bllokuara.